Të gabosh për të mësuar

28.08.2015 12:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Të gabosh për të mësuar

Duke e nxitur veten që të gjejnë vetëm përgjigjet e duhura pa gabuar aspak, njerëzit i kanë parë gabimet si një e keqe që duhet shmangur. Tani, një studim i ri, ka zbuluar përse kjo teknikë mësimi nuk funksionon dhe tregon se si njerëzit mësojnë nga gabimet e tyre me kalimin e kohës.

Shkencëtarët e kanë kuptuar prej kohësh se truri ka dy mënyra të të mësuarit. Njëra është mësimi përmes shmangies, i cili është një përvojë negative dhe ndëshkuese që stërvit trurin të shmangë përsëritjen e gabimeve. Mënyra tjetër është të mësuarit e bazuar në vlerësim, një përvojë pozitive në të cilën truri ndihet i shpërblyer për gjetjen e përgjigjes së duhur.

Një studim nga Universiteti i Kalifornisë Jugore ka zbuluar se mundësia për të mësuar nga një dështim mund të kthehet në një përvojë pozitive, nëse truri mund të mësojë nga gabimet e veta.

“Ne treguam se në rrethana të caktuara, kur kemi mjaftueshëm informacion për të vendosur në kontekst zgjedhjet, truri ynë i drejtohet mekanizmit të përforcimit, në vend që t’i drejtohet shmangies”, tha Giorgio Coricelli, një profesor i asociuar që ndihmoi në studim.

Kërkuesit u bënë një seri pyetjesh 28 subjekteve, secili rreth 26 vjeç. Në këto pyetje ata u sfiduan të fitojnë të ardhura duke dhënë përgjigjet e duhura. Nëse ata zgjidhnin përgjigjen e gabuar, humbnin para, ndërsa përgjigjet e duhura i ndihmonin të fitonin më tepër.

Një eksperiment e nxiti trurin e tyre të përgjigjej ndaj zgjedhjes së alternativës së gabuar përmes të mësuarit shmangës.

Një eksperiment i dytë nxiti një reagim të bazuar te mësimi nëpërmjet shpërblimit dhe një eksperiment i tretë i veçuar nga dy të parët vuri në provë nëse pjesëmarrësit në studim kishin mësuar nga gabimet e tyre.

Në raundin e tretë, ata u përgjigjën pozitivisht, duke aktivizuar zona në trurin e tyre që disa shkencëtarë i quajnë ‘qarqet e shpërblimit’.

Kjo përvojë imitoi përgjigjen natyrale të trurit ndaj të mësuarit përmes shpërblimit, si e kundërta e përgjigjes e të mësuarit nëpërmjet shmangies. “Qarqet e shpërblimit” përfshijnë pjesë të ndryshme të trurit që bashkëpunojnë për të parandaluar ndjesinë që merr truri kur përjeton pendesën.

Pendesa na ndihmon që kur gabojmë, të ndryshojmë sjelljen tonë në të ardhmen dhe kjo është një mënyrë e mirë për të mësuar në vend që të ushtrojmë aq shumë presion për të gjetur vazhdimisht zgjidhjet e duhura.

Zbulohet ndërgjegjja

Sipas një studimi, truri njerëzor ka një gjurmues të vendimeve të këqija. Një pjesë e trurit që ndihmon njerëzit që të mos marrin vendime të këqija dhe që vepron si ndërgjegjja jonë është zbuluar nga shkencëtarët.

Topi i vogël i indeve nervore është thelbësor për të marrë parasysh hamendësimet e ndryshme në jetë, thonë shkencëtarët.

Shkencëtarët nga Universiteti i Oksfordit e bënë këtë zbulim më herët pasi skanuan trurin njerëzor në dy mënyra të ndryshme.

Skanimet e 25 burrave dhe grave kanë treguar se kjo pjesë e trurit përbëhet nga dhjetëra seksione më të vogla. Skanimet më pas u krahasuan me trurin e majmunëve. Studimet treguan se kjo nuk ekzistonte në trurin e ‘kushërinjve’ tanë.

Pavarësisht ngjashmërive në pjesë të ndryshme të trurit, pjesa e njohur si ndërgjegjja, që hamendëson se çfarë duhet të kishim bërë, nuk gjendet te kafshët e tjera. Është një tipar karakteristik i njerëzve.

/ Top Channel

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Inxhinierët shndërrojnë veturën BMW në një robot(Foto)

Inxhinierët shndërrojnë veturën BMW në një robot(Foto)

Djathi, sekreti i një jete të shëndetshme

Djathi, sekreti i një jete të shëndetshme

“Zhduket” për të shitur virgjërinë për 10 mijë paund

“Zhduket” për të shitur virgjërinë për 10 mijë paund

Seksi që duhet ta shmangni

Seksi që duhet ta shmangni

Dasma përrallore e çiftit të veçantë

Dasma përrallore e çiftit të veçantë

Në këtë lokal çmimet variojnë sipas edukatës që ke

Në këtë lokal çmimet variojnë sipas edukatës që ke

A duhet t’i tregoni partneres se e keni tradhtuar?

A duhet t’i tregoni partneres se e keni tradhtuar?

24-vjeçarja eskortë rrëfen seksin me sheikët: Janë brutalë në shtrat, na paguajnë shumë mirë

24-vjeçarja eskortë rrëfen seksin me sheikët: Janë brutalë në shtrat, na paguajnë shumë mirë

Pse në Kosovë lindin më shumë djem se vajza?

Pse në Kosovë lindin më shumë djem se vajza?

Këto tri arsye shëndetësore do t’ju bindin të flini lakuriq

Këto tri arsye shëndetësore do t’ju bindin të flini lakuriq

Studim: Helmi i grerëzës vdes qelizat e kancerit

Studim: Helmi i grerëzës vdes qelizat e kancerit

Keni probleme me lythat? Ja zgjidhja! (Video)

Keni probleme me lythat? Ja zgjidhja! (Video)

Infermierja i bën seks oral pacientit: I ofrova suport emocional

Infermierja i bën seks oral pacientit: I ofrova suport emocional

Mos e kanë fajin hormonet?

Mos e kanë fajin hormonet?