Të shtënat me armë zjarri që ndodhi në rrugën “Shpëtim Robaj” në Komoran nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi, tha se incidenti rrënjët i ka te një mosmarrëveshje e mëhershme që ka nisur para rreth tre javësh.
“Pas një informate për një mosmarrëveshje një incidenti që ka ndodhur në mes një personi dhe dy të tjerë, i cili ka të bëjë mosmarrëveshje e cila ka filluar para tre javëve mirëpo gjendja faktike është vërtetuar krejt e kundërta incidenti në fjalë nuk ka të bëjë në asnjë mënyrë me procesin zgjedhor por ka të bëjë me tre të dyshuar të cilët kanë precedent penal dhe nuk lidhet me procesin zgjedhor. Në vendin e ngjarjes janë policia, prokuroria, prokuroria kujdestar dhe të gjithë. Arsyeja e konflikt nuk dihet por sipas informative të para që kemi lidhet me një mosmarrëveshje të mëhershme para tre javëve të njëjtë janë të dyshuar për grabitje dhe vepra penale ordinere dhe nuk lidhet me procese zgjedhore”, ka theksoi ai.

Gashi bëri të ditur se të dyshuarit janë të njohur për institucionet e rendit.
“Nuk ka persona të ndaluar. Personat që kanë qenë të involvuar kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Personat e shoqëruar në polici janë vetëm dëshmitarë. Të dyshuarit janë identifikuar dhe janë të njohur për policinë dhe prokurorinë”, shtoi ai./eo





















