A do të arrestohet Presidenti i Katalonjës pasi u dorëzua në polici?

E publikuar: 06/11/2017 08:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish kreu katalanas Carles Puigdemont dhe katër ish-ministra janë liruar me kusht nga një gjykatë hetuese në Belgjikë.

Gjykatësi tha se ata nuk mund të largoheshin nga vendi pa leje dhe duhej të jepnin detaje për strehimin e tyre.

Ish-presidenti katalanas dhe 4 ministrat e tij u dorëzuan në policinë belge pas një urdhër-arresti lëshuar nga një Spanja.

Puigdemont u largua drejt Belgjikës pasi Madridi vendosi sundimin e drejtpërdrejtë mbi Katalonjë.

Ai ka thënë se nuk do të kthehet në Spanjë nëse nuk do t’i garantohet një gjykim i drejtë.

Ai dhe 4 ministrat në fjalë janë të kërkuar në Spanjë për t’u përballur me akuza për rebelim, trazira dhe keqpërdorimin e fondeve publike.

Zyrtarët katalanas pritet te paraqiten sërish në gjykatën belge brenda 15 ditëve.

Belgjika nga ana tjetër ka 60 ditë kohë për t’i kthyer në Spanjë./SYRI.net/