Të akuzuarit e EULEX-it mund të përfundojnë në Speciale

27.08.2015 22:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Të akuzuarit e EULEX-it mund të përfundojnë në Speciale

Sami Lushtaku e Sylejman Selimi, mund të përfundojnë si subjekt të Gjykatës Speciale. Fatin e tyre mund ta ketë edhe Fatmir Limaj, Oliver Ivanoviq dhe secili i akuzuar për krime lufte nga prokurorë të EULEX-it, kanë bërë të ditur burime të RTV Dukagjinit.

Sipas planifikimeve aktuale, misioni i BE-së për sundimin e ligjit përfundon punën në qershor të vitit të ardhshëm. Deri atëherë, nëse nuk merret ndonjë vendim për zgjatje mandati, rastet që janë në gjykim nga ky mision mund të kalojnë tek Gjykata Speciale.

Ndonëse nuk është e paraparë me norma juridike që rastet e tilla t’i mbarten Gjykatës Speciale, avokati Tomë Gashi beson se kjo mund të ndodhë me një marrëveshje politike.

“Nëse do të ketë një kërkesë politike që rastet e krimeve të luftës të kalojnë të gjitha pas përfundimit të Misionit të EULEX-it në Gjykatën Speciale, kjo mund të ndodhë, mirëpo në atë rast Gjykata Speciale do të ngarkohet aq shumë, saqë do t’i duhen decenie për t’i kryer të gjitha rastet e mundshme”, ka thënë Gashi

Një trup gjykues i përbërë nga EULEX-i, në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, po gjykon politikanin serb, Oliver Ivanoviq, nën dyshimin për krime lufte, ndërsa ka dhënë një vendim për Grupin e Drenicës të cilin e dënoi me 65 vjet burg.

Sami Lushtaku dhe Sylejman Selimi me bashkëluftëtarë të tjerë, po presin verdiktin e Apelit, pas ankesës së palës mbrojtëse.

Por, Misioni Evropian, EULEX, nuk ka dashur të paragjykojë në lidhje me modalitetet e përfundimit të mandatit.

Në një përgjigje elektronike thuhet se mandati Task Forcës Hetuese Speciale dhe Dhomave të Specializuara merret me pretendimet e bëra në Raportin e Dick Martyt.

“Të gjitha krimet e tjera të supozuara se janë kryer gjatë luftës, bien në kompetencë të veçantë të PSRK-së, një shërbim të specializuar të Prokurorisë, në kuadër të Zyrës së Prokurorit të Shtetit. Brenda PSRK-së, prokurorët e EULEX-it dhe të Kosovës kryejnë funksione ekzekutive. Ligjet e miratuara në prill te vitit 2014 përcaktojnë se prokurorët e EULEX-it normalisht vazhdojnë të punojnë me rastet që janë në vazhdim e sipër, dhe nëse në ‘rrethana të jashtëzakonshme një rast i caktohet një prokurori të EULEX-it’, me vendim të përbashkët nga organet kompetente, të cilat janë: Kryeprokurori i Shtetit dhe Kryeprokurori i EULEX-it”.

Sipas drejtuesve të EULEX-it, Misioni Evropian ka trashëguar 1200 raste të krimeve të luftës nga UNMIK-u. Janë mbyllur 500 prej tyre, ndërkaq ekzistojnë edhe 300 lëndë të pazgjidhura tek prokurorët e Kosovës dhe ata të EULEX-it në kuadër të PSRK-së. /RTV Dukagjini/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm