Taksitë nuk japin kuponë fiskalë, por fitojnë deri në 7 milionë euro në vit

E publikuar: 01/07/2017 21:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mes 6 -7 milionë eurove në vit, llogaritet të jenë fitimet e taksive, mirëpo të njëjtit vazhdojnë të mos japin kupon fiskal, ani pse tashmë pajisja që duhet ta përdorin është në pajtim me kushtet e vendosura nga ATK-ja.

Në ATK thonë se në takimin e fundit të mbajtur me përfaqësuesit e taksive, u është bërë e qartë se sa më shpejtë duhet bërë fiskalizimi i tyre, mirëpo, nuk u është dhënë ndonjë afat, raporton KTV.

Zv.drejtor i ATK-së Hamdi Hoxha ka bërë të ditur se në të dhënat e deritashme ka rritje të numrit të taksive që kanë marrë arkën fiskale.

Në shoqatën e kompanive që merren me shitjen e arkave fiskale thonë të kundërtën.