Takimi po vazhdon, deputetët e VV-së debat me tone të ngritura me minatorët

E publikuar: 31/10/2023 23:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I nisur që nga ora 20:30, takimi i minatorëve dhe sindikatës së Trepçës me disa deputetë të VV-së ende po vazhdon.
U raportua më herët se Armend Muja, Arjeta Fejza, Halil Thaçi dhe disa zyrtarë të tjerë të VV-së kanë filluar një takim me sindikatën dhe minatorë të Trepçës.

Që nga ajo kohë takimi është ende duke u mbajtur. Dyert e takimit kanë qenë të mbyllura për media, mirëpo në disa momente dëgjoheshin debate të ashpra me tone të ngritura.

Mësohet se deputetët e VV-së kanë kërkuar që të ndërpritet greva kurse sindikata ka vendosur që ajo të ndalet vetëm kur të shkarkohet kryeshefi Enis Abdurrahmani./lajmi.net