Takimi emocional me pacientin e panjohur, ia shpëtoi jetën duke i dhuruar veshkën (Video)

E publikuar: 25/12/2018 12:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Teresa Dobson është takuar me Joe Salvatore, të cilit ia kishte shpëtuar jetën para pesë vitesh, duke i dhuruar veshkën edhe pse nuk e njihte.

Në momentin që 70-vjeçari hyri në shtëpinë e saj në Hartfordshire të Anglisë, që të dy nisën të qanin, transmeton Telegrafi.

Ata kishin shkëmbyer letra për një kohë të gjatë – por, nuk kanë gjetur mundësinë të takohen, deri këto ditë. Dobson kishte dëgjuar në radio, se dikush kishte nevojë për veshkë dhe mendoi se ‘unë mund ta bëjë këtë për dikë’.

“Kam shëndet shumë të mirë dhe dy veshka, ndërsa më mjafton vetëm njëra. Mendosa të bëjë mirë edhe pse për një njeri që nuk e njoh”, ka thënë 62-vjeçarja.

Ky njeri ishte zotëri Salvatore, i cili është falënderues për transplantin, që ia shpëtoi jetën.

“Më shpëtoi jetën dhe më dha mundësi të shijojë sërish dashurinë e familjes dhe grupit të shokëve. Kam shëndet të përkryer tani”, ka thënë Salvatore, që dikur ishte instruktor i arteve marciale.

Sipas dhurueses së veshkës, ky ishte veprimi më i mirë që kishte bërë, pasi ishte tamam në kohë dhe i suksesshëm, ndërsa kërkon nga të tjerët ta ndjekin këtë shembull bamirësie. /Telegrafi/