Lajmet

Tahiri thotë se Serbia s’do të hyjë në BE, pa e njohur Kosovën

25.07.2016 16:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, thotë se Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së pa e njohur pavarësinë e Kosovës. Ajo konsideron se “sa më shumë që Kosova dhe Serbia t’i afrohen BE-së ‘njohja reciproke ndërmjet dy vendeve do të ndodh”.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ministrja Tahiri tha se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk mund të normalizohen me, siç tha, “një Kushtetutë kundërthënëse të Serbisë, ku Kosova është pjesë e saj”.

Kosova dhe Serbia kanë hyrë në një proces të dialogut për normalizim marrëdhëniesh, që prej vitit 2011, me lehtësim të BE-së dhe kanë arritur një numër marrëveshjesh, një pjesë e të cilave presin të zbatohen.

“Përveç kushtit për fqinjësi të mirë të rrugës për integrime evropiane Serbia e ka edhe kapitullin 35, e cila e detyron atë që të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore. Në këtë kuadër një çështje e rëndësishme është se duhet të ketë edhe marrëveshje e cila do të jetë ligjërisht e obligueshme në fazat vijuese dhe ne si për fillim kemi kërkuar që tash është koha që Serbia ta nxjerr nga kushtetuta e saj, pra nga preambula, Kosovën”.

“Sepse nuk mund të ndodh fqinjësia e mirë më një kushtetutë kontroverse të Serbisë. Ndërsa fundi i procesit do të jetë njohja reciproke mes dy shteteve”, tha Tahiri.

“Sa më afër që i afrohem Bashkimit Evropian do të ndodh kjo, po ajo që dihet sigurt, Serbia nuk mund të behët anëtare e Bashkimit Evropian pa e njohur pavarësinë e Kosovës”, tha Tahiri për Radion Evropa e Lirë.

Serbia ka hapur disa kapituj të rëndësishëm të bisedimeve me BE-në për anëtarësimin e saj, ndërkohë që është paralajmëruar se kapitulli 35 për çështje të ndryshme, të përfshijë kryesisht “normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Kosovën”.

Serbia e ka kundërshtuar fuqishëm pavarësimin e Kosovës që prej vitit 2008.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje