Surdulli merr mbështetjen e AKR’së për balotazh (Dokument)

E publikuar: 06/11/2017 22:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar mbështetjen e Aleancës Kosova e Re në garën për kryetar të Kamenicës.

Dega në Kamenicë e AKR’së ka vendosur unanimisht që të përkrahë kandidatin e LDK’së për kryetar, Shaip Surdulli.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i degës së AKR’së në këtë qytet, Fatmir Matoshi, nëpërmjet një njoftimi në Facebook.

 

Shkrimi i plotë i Matoshit:

Të dashur qytetarë të Kamenicës
Anëtarë e mbështetës të AKR-së
Dega e AKR-së sonte unanimisht vendosi që të arrijë marrëveshje për bashkëpunim me LDK-në për zgjedhjet e ballotazhit dhe qeverisjen e ardhshme katërvjeqare në Kamenicë.
Ftoj qytetarët e Kamenicës që ta mbështesim kandidatin tonë të përbashkët për Kryetar Komune z. Shaip Surdulli.
Na priftë e mbara.

 

Image may contain: text

No automatic alt text available.