Stadioni i mashtrimit

E publikuar: 14/09/2022 15:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga Lulzim Behxheti

Sapo shiqova paraqitjen publike t’Kryetarit. Mu dhimt ministri se kryetari e futi ne gracken e deshtimit dhe genjeshtres. As ministri nuk mundi ta shpetoj kryetatin sot. Kam respekt per ministrin Çeku, por ta elaboroj pak se qka ndodhi sot ne konferencen per media, se Gilani meriton ta dije t’verteten.

Stadioni asht nise me projekt si k2. Ne nderkohe ka ndryshu vendimi per k4. S’ka pase projekt per k4 se s’ka pas kush me bo. Shum e thjesht kjo.

Ne debatin e para 2-3 netve kryetari publikisht na tha se sot do t’na informoj per datat. Sot rrejti.

Çka ndodhi ne mes te ketyre 2-3 ditve?
Ndodhi mu ajo çka kam thene qe 1 vit. Tek pas shkrimit tim, kryetari e ka kuptue se projektues per k4 ne Ks nuk ka. Dhe se projektimi nuk bahet me 2€/m², e qe mer kohe s’paku 12 muaj me projektu e qe kap vleren e mbi 1 mil €.

Dmth sot rrena i mbulu me rrenen e 25 janarit e sidomos me rrenen e para 2-3 ditesh. Publikisht na tha kryetar, se nuk rren.

Tash une po e them publikisht. Se ky stadion kurr nuk mundet me u kry aty ku asht, e lene ma me u qertifiku. Heren e kalume kur shkrova per stadionin, ju thash mbajemni per fjale. E sot fjala ime u vertetu edhe nga vet ministri. E kshtu edhe do te mbetet. Edhe stadionit F. Vokrri shpejt do ti miren qertifikimet mga UEFA. E dhimbshme por fakt.

Cila asht zgjidhja per stadionin?
Zgjidhje ka, por zgjidhjen nuk do t’ju jap tash, sepse u msova se plagjiatura asht e rezikshme. Se shpejti do te dal publikisht me disa njerez qe e dojne Gilanin dhe do ta prezentoj vizionin dhe projektin tim per KOMPLEKSIN SPORTIV TE GILANIT, jo veqse te stadionit.

Kam drojen se as derbi i sodit nuk do te zhvillohet fare, ngase ka defekte ne barin sintetik. Kte gje kryetari nuk e tha, por vazhdoi me lavdin e dy kabllove te rrymes per VAR. Deri ktu ke mbri o kryetar.

Si perfundim, rrena tentoi te mbulohet me rrene te re. S’ka as pare, s’ka as projekt, s’ka as projektues, s’ka as stadion, s’ka as derbi.
Por çka kemi, eshte se na kemi nje kryetar qe i ka humb udha n’obor.

I kom pas premtue kryetarit se do ti ndihmoj, edhe per stadionin. E tash them se dera ime per ty asht e mbyllun kryetar. Nuk deshte me i kursye hiq ma pak se 1mil € per projektimin e stadionit, e qe e kisha vullnetin e deshiren me ja dhurue Gilanit, si amanet e deshire te babes tim. Nuk e dashte, e Gilanlijt e meritojne me dijte t’verteten.

E dij se shumkujt kto shkrime t’mijat nuk do ti pelqejne. Miqt po m’thojne pse po krijon armiq. Po ju them, s’jam tu kriju armiq. Po tregoj t’verteten, t’cilen e kam tregu edhe gjat fushates e t’cilen po e tregoj edhe tash. Do t’bindeni, sikur qysh u bindet sot.

Shihe tash sa ka me t’kushtu projekti.

Kryetar, sot vnoja drynin komunes, se sot definitivisht na tregove se nuk e meriton me udheheqe Gilanin. S’ki as koncept, s’ki as dijeni, s’ki as guxim. Kthehu n’zanat tondin, aty ku je i mire, amo jo ku je tash.

Kryetar, hec n’shpi se sot e knaqe krejt.