Spotify lançon një aplikacion të ri

E publikuar: 31/01/2018 20:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shërbimi i muzikës Spotify prej kohësh ka testuar një aplikacion për të rivalizuar Pandora Media raporton TechCrunch.

Aplikacioni i quajtur “Stations by Spotify” është i disponueshëm përmes Google Play Store.

Përdoruesit përmes aplikacionit mund të dëgjojnë shijet e tyre muzikore, artistët dhe zhanret e preferuara. Pandora ofron një shërbim të ngjashëm.

“Stations by Spotify” do të testohet në Australi dhe gjatë kësaj kohe do të ofrohet pa pagesë.

Spotify nuk dha asnjë detaj shtesë. Aktualisht është kompania më e madhe në botë e shërbimit të muzikës. /PCWorld Albanian