Spezia e Ismajlit njofton infektime të shumta nga vala e dytë e Covid-19

E publikuar: 21/07/2021 18:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Imuniteti nga infektimet e valës së parë duket se ka mbaruar te Spezia, klubi i mbrojtësit të kombëtares sonë, Ardian Ismajlit.

Përmes një njoftimi për mediet dhe tifozët klubi njofton infektimet e shumta me Covid-19.

Vetëm ditën e sotme katër pjesëtarë, prej tyre një lojtar dhe tre pjesëtarë të stafit të ekipit kanë rezultuar pozitivë në teste.

Kjo e çon numrin e të infektuar në 12.

Tetë lojtarë dhe katër anëtarë të stafit të skuadrës janë infektuar deri më tani, duke krijuar një situatë të sikletshme në skuadër, që kishte nisur përgatitjet për nisjen e sezonit, por tashmë do duhet të “frenojë” dhe të izolojë një pjesë të mirë të ekipit.