Sonte në mesnatë përfundon fushata zgjedhore

E publikuar: 20/10/2017 08:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot në mesnatë përmbyllet fushata parazgjedhore për zgjedhjet lokale që do të mbahen të dielën, më 22 tetor.

Një ditë më parë në një konferencë për media, përfaqësues të Komisionit Qendror Zgjedhor, ata të Prokurorisë si dhe Policisë theksuan se gjithçka është gati për mbarëvajtjen e zgjedhjeve më 22 tetor.

Në zgjedhjet lokale të 22 tetorit janë të regjistruar 1 milion e 890 mijë e 952 qytetarë me të drejtë vote, prej tyre 18 mijë e 11 janë votues të rinj.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka certifikuar më shumë se 200 kandidatë, 91 subjekte politike, një koalicion, 30 nisma qytetare, 25 kandidatë të pavarur dhe 7080 kandidatë për asamble komunale.

Zgjedhjet e 22 tetorit do të vëzhgohen nga rreth 33 mijë e 200 vëzhgues, të cilët përfaqësojnë subjektet politike të certifikuara, OJQ-të vendore, organizatat ndërkombëtare, ambasada, media vendore dhe ndërkombëtare.