Lajmet

Skandaloze| Agjencia e Ushqimit rrezikoi jetën e qytetarëve (Dokument)

02.09.2016 14:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Skandaloze| Agjencia e Ushqimit rrezikoi jetën e qytetarëve (Dokument)

Për më shumë se dy muaj kosovarët kanë ngrënë mish të infektuar me sëmundjen e lopëve gungore, me leje të zyrtarëve të cilët e kanë për obligim ruajtjen e shëndetit publik.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës të premten është tërhequr nga vendimi me të cilin i kishte siguruar qytetarët, se mund ta hanë lirshëm mishin e lopëve të sëmura.

Pas raportimit të Gazetës Fjala se qytetarët po tregtojnë me kafshë të sëmura në disa raste, inspektorët kanë dalë në terren dhe kanë mbyllur të gjitha tregjet e kafshëve në Kosovë.

Veterineri Fazli Shabani pati ngritur shqetësimin në bazë të fakteve të Organizatës Botërore të Ushqimit se AUV nuk po e thoshte të vërtetën rreth kësaj sëmundje duke shpërndarë edhe  fletushka në bazë të së cilave blerja, therja dhe shitje e mishit të kafshëve të sëmura është e ligjshme, ndërsa siguria ushqimore veterineri vlerëson se është në mëshirë të tregtarëve.

Megjithatë, në këtë institucion mohojnë ta kenë lejuar konsumin e mishit të tillë.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë asnjëherë nuk ka publikuar se mishi apo qumështi i kafshëve të sëmura mund të konsumohet e as më pak nga kafshët e ngordhura. AUV ka shpjeguar se sëmundja nuk paraqet rrezik për njeriun në kuptimin epidemiologjik të përhapjes së saj që do të thotë se nuk bën pjesë në sëmundjet që transmetohen nga kafsha tek njeriu  (zoonoza)”, thotë Lamir Thaçi, zyrtar për informim në AUV.

Megjithatë, ndryshe patën thënë më parë, siç dëshmohet edhe në dokumentin të cilin e posedon Gazeta Fjala.

semundje

 

Kjo ka bërë që në dy raste të ndara të raportohet për qytetarë të cilët gjedhet e sëmura ua kanë shitur tregtarëve, të cilët pastaj mishin e kanë nxjerrë në treg. Veprim ky i ndaluar në bazë të ligjeve të Kosovës dhe Organizatës Botërore të Ushqimit.

“Në të gjithë literaturën dhe organizatat botërore që merren me çështjen e sigurisë ushqimore dhe veterinarisë në mënyrë recidive thuhet se kafshët e infektuara duhet te shkartohen dhe te shkatërrohen në mënyrë te kontrolluar”, pati thënë për Gazetën Fjala veterineri Fazli Shabani.

Sikur të lejohej konsumi, sipas tij, atëherë aty do të thuhej se kafshët e infektuara duhet të theren dhe të konsumohen e jo e kundërta.

Ndërkaq në AUV thonë se të gjitha mishtoret, furnizohen nga thertore të licencuara ku dëshmohet përmes vulosjes së mishit, ku të gjithë konsumatorët gjatë blerjes mund ta shohin shenjen. Në thertore është prezent veterinari i cili e kontrollon kafshën para therjes gjatë procesit të therjes dhe pas therjes. Vetëm kur ai vërteton gjendjen shëndetësore të produktit final lejon qe ai të dal në treg për shitje dhe konsum.

“Gjithsesi edhe nga literatura (përfshirë edhe atë të hijezuar nga gazeta e juaj) vlerësohet në bazë të fazës së sëmundjes dhe gjendjes klinike të kafshës, për çka edhe njoftimi i Agjencisë shpjegon se për çfarëdo dyshimi të njoftohet “ menjëherë” veterineri dhe inspektori veterinarë i AUV-së”, thotë Lamir Thaçi.

Me fjalë tjera, sipas tij nëse kafsha gjendet në faze fillestare të sëmundjes, kur lezionet në lëkurë sapo kanë filluar dhe gjatë kontrollit të therjes nuk hasim në shenja të gjeneralizuara në inde dhe sisteme organike tjera të kafshës, mishi i kafshës mund të përdoret për konsum.

“Me avancim të mëtutjeshëm të sëmundjes, lezionet nga lëkura iu nënshtrohen kontaminimit sekondarë me baktere të cilat sjellin deri tek komplikimet e mëtutjeshme dhe të depërtueshme edhe në muskuj dhe më tutje në inde dhe organe të ndryshme. Në këtë rast e tërë kafsha duhet të asgjësohet dhe përdorimi i saj paraqet rrezik për shëndetin e njeriut për arsye të baktereve dhe toksineve të tyre”, thotë Thaçi.

Gazeta Fjala për disa herë me radhë ka njoftuar, bazuar në të dhënat e veterinerëve dhe FAO-s se situata në Kosovë është alarmante, sa i përket kësaj sëmundje.

Në faqen zyrtare të Organizatës Botërore të Ushqimit, në listën e sëmundjeve jepen sugjerime se si të veprohet në këtë rast me lopët të cilave u janë shfaqur.

Lexo këtu: http://www.fao.org/docrep/003/t0756e/T0756E03.htm

“Kërkesa (Lopa e therrur dhe e repur, pa lëkure) e një lope kur tregon shenja të lehta të sëmundjes, pa ethe (pa temperaturë të lartë) dhe pa shenja të përgjithshme të sëmundjes lejohet të konsumohet me kusht të trajtimit me temperaturë të larta, dhe të gjitha organet e prekura janë të ndaluara për konsum. Në rastet kur karkasa në examinim tregon shenja të infeksionit akut të gjeneralizuar të shoqëruar me ethe, ndalohet për kosnum”, thuhet në faqen e FAO-s./Gazeta Fjala/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje