S’ka liberalizim të vizave, zyrtarë fajësojnë BE-në, opozita pushtetin

15.12.2015 20:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
S’ka liberalizim të vizave, zyrtarë fajësojnë BE-në, opozita pushtetin

Aty konsiderohet se me gjithë përparimet që ka shënuar Kosova në implementimin e kritereve, ajo nuk mund të marrë një rekomandim pozitiv sa i takon liberalizimit të vizave.

Raporti në kapitullin 3 faqesh për Kosovën nis me vlerësimin pozitiv për nënshkrimin e MSA-së por nuk është ashtu edhe vazhdimi i tij.

Një mori kritikash e rekomandimesh në veçanti për politikën, reformat në gjyqësorë, korrupsion janë dhënë në raport. Këshilli thekson rëndësinë e përmbushjes së të gjitha kushteve të përcaktuara për liberalizim të vizave dhe inkurajon Kosovën për të vazhduar me përpjekjet për të bërë progres në procesin e liberalizimin e vizave.

Ngërçi politik që momentalisht është në Kosovë, duhet të zgjidhet urgjentisht, rekomandon Këshilli.

Në raport thuhet se Këshilli Evropian e dënon përdorimin e dhunës, posaçërisht për qëllime politike dhe pengimin e punës së Kuvendit nga partitë opozitare, duke i bërë thirrje atyre që ta ndalin këtë menjëherë.

Këshilli vlerëson se Kosova duhet të qëndrojë aktive dhe konstruktive e angazhuar në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Liberalizimi i vizave dhe vonesat në këtë proces, kanë nxitur në reagime të ashpra ministrin e Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi. Pas publikimit të konkluzave të Këshillit të Bashkimit Evropian për procesin e Zgjerimit dhe Stabilizim Asociimit, Thaçi është ngutur madje Bashkimin Evropian ta cilësojë si të paaftë.

Vonesat absurde, siç ka shkruar Thaçi, nxisin ekstremizmin në vend dhe rrisin frustrimin te qytetarët, por edhe po vënë në rrezik dialogun. Por, ministri për Integrime, Bekim Çollaku, nuk është ngutur dhe i kontaktuar nga medie, ka preferuar të presë raportin para se të komentojë, transmeton Koha.net .

Reagime këto konkluza të Këshillit kanë nxitur edhe te subjektet opozitare, që kanë drejtuar akuza ndaj ekzekutivit. Lëvizja Vetëvendosje në një reagim ka shkruar ‘se përderisa lufta kundër kapjes së shtetit i lihet në dorë aktorëve kryesorë që e kanë kapur atë, liberalizimi nuk do të ndodhë’. Megjithatë, raporti me konkluzionet e Këshillit nuk është ai nga i cili pritet rekomandimi për ose kundër liberalizimit të vizave.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vuçiq: Janë ditët e fundit të miat si president i Serbisë

Vuçiq: Janë ditët e fundit të miat si president i Serbisë

Haziri: Veç bashkëpunimi për procese politike e normalizon dhe e stabilizon Republikën

Haziri: Veç bashkëpunimi për procese politike e normalizon dhe e stabilizon Republikën

Rezultatet përfundimtare, kështu ndahen ulëset e partive në Kuvend

Rezultatet përfundimtare, kështu ndahen ulëset e partive në Kuvend

Krijimi i institucioneve, Tahiri: Nuk ka kushte, por gjashtë kërkesa në interes të qytetarëve

Krijimi i institucioneve, Tahiri: Nuk ka kushte, por gjashtë kërkesa në interes të qytetarëve

Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të bëhen anëtare në BE deri në 2029, procesi i zgjerimit po ecën me hapa të shpejtë

Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të bëhen anëtare në BE deri në 2029, procesi i zgjerimit po ecën me hapa të shpejtë

Energjia: Dështimi i LVV-së që po e varfëron dhe po e zbraz Kosovën

Energjia: Dështimi i LVV-së që po e varfëron dhe po e zbraz Kosovën

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

Tromp për vendimin final të Hagës: Do të ketë kompromis, dikush do të lirohet e dikush jo

Tromp për vendimin final të Hagës: Do të ketë kompromis, dikush do të lirohet e dikush jo

Temperaturat e larta, AUV thirrje për kujdes në ruajtjen e ushqimeve tek të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimorë

Temperaturat e larta, AUV thirrje për kujdes në ruajtjen e ushqimeve tek të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimorë

Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës në çështjen e zhdëmtimit të viktimave

Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës në çështjen e zhdëmtimit të viktimave

FSK: Mbi 87% e qytetarëve kanë besim tek ne, Jashari falënderon qytetarët për mbështetjen

FSK: Mbi 87% e qytetarëve kanë besim tek ne, Jashari falënderon qytetarët për mbështetjen

Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar dy marrëveshje në Bujqësi

Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar dy marrëveshje në Bujqësi

ZKA evidenton shkelje të shumta në menaxhimin e parasë publike

ZKA evidenton shkelje të shumta në menaxhimin e parasë publike

Gjini: Kosova prapë rrezikon me mbetë për një kohë të gjatë pa institucione

Gjini: Kosova prapë rrezikon me mbetë për një kohë të gjatë pa institucione

Haxhiu: Kosova do të ketë qendër rehabilitimi për të varurit nga droga

Haxhiu: Kosova do të ketë qendër rehabilitimi për të varurit nga droga

Instituti i Psikiatrisë Forenzike po zgjerohet, Nimoni: Projekti pritet të përfundojë brenda disa muajve

Instituti i Psikiatrisë Forenzike po zgjerohet, Nimoni: Projekti pritet të përfundojë brenda disa muajve