Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se parashikimi i tij është që vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja, për shkak të mungesës së numrave për të çuar përpara proceset politike.
“Parashikimi im është që ne po shkojmë drejt zgjedhjeve të reja, në pamundësi numerike. Kot janë temat tjera për qeveri ose jo”, deklaroi Abdixhiku në Kanal 10.
Duke folur për qëndrimet e partive politike, ai tha se PDK-ja po kërkon zgjedhje të reja, Aleancës kushtet nuk po i pranohen, ndërsa LDK-ja kaq i ka mundësitë.
Abdixhiku tha se nëse partitë duan zgjedhje, duhet të përballen me qytetarët dhe të garojnë me kandidatët e tyre.
“Dilni bre, pyetni qytetarët a po duan zgjedhje. Edhe çka pas zgjedhjeve? A prisni të ketë president? prapë keni me u ul me të njëjtin njeri. Shkoni në zgjedhje, urdhëroni, garoni me kë të doni”, tha Abdixhiku.
Ai tha se kishte ofruar një mundësi përmes një kandidati konsensual, ndërsa paralajmëroi se përgjegjësia për pasojat e zgjedhjeve do t’u mbetet atyre që i kërkojnë ato.
“Unë e pata një mundësi, ja dhashë një kandidat. E nëse po dojnë me shku në zgjedhje, populli ka me i dënu. E kam detyrë mos me çu vendin në këtë situatë”, u shpreh Abdixhiku.




























