Lajmet

Deklaratat e Zelenskyt për Kosovën, deputetja ukrainase: Nuk e diskutoi me Parlamentin

02.09.2026 09:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Deklaratat e Zelenskyt për Kosovën, deputetja ukrainase: Nuk e diskutoi me Parlamentin

Deputetja ukrainase Kira Rudik komentoi deklaratat e Presidentit Volodymyr Zelensky në Serbi, ku theksonte se Ukraina nuk do ta njihte Kosovën.

“Unë nuk bie dakort me pozitën e presidentit Zelenski. Zakonisht ne jemi si një front i bashkuar jashtë Ukrainës, por në këtë çështje unë mendoj se ne duhet të nderojmë ata njerëz që janë miqtë tanë dhe ata që na mbështesin që nga fillimi. Është një deklaratë që Presidenti Zelensky e ka bërë dhe nuk ishte diskutuar me Parlamentin ukrainas dhe për më tepër ne kemi organizata ndërkombëtare me Parlamentin ukrainas që mbështet Kosovën. Është një organizatë që quhet “Kosova e lirë” dhe mendoj se nuk është vetëm një zë në këtë çështje. Dua ta përdor këtë mundësi me ju që t’i falenderoj të gjithë njerëzit, pavarësisht nga cilat vende vijnë, që mbështesin Ukrainën dhe strehojnë refugjatët tanë dhe bëjnë çka munden për të ditur që Rusia po sjell shkatërrim. Në fund të fundit, nëse Rusia fiton, të gjithë ne humbasim. Prandaj, ne duhet të gjejmë mënyrën se si të ecim përpara në mënyrë më konstruktive të mundshme dhe të gjejmë një zgjidhje se si të sigurojmë që demokracia të fitojë kudo që ne shkojmë”, tha Rudik.

Sipas saj, Rusia ka në plan të sulmojë NATO-n në vitin 2030.

“Fatkeqësisht, vendet balltike janë më të vogla dhe kanë ushtri më të vogla dhe Putini me të vërtetë do që t’i tregojë botës dhe t’i tregojë të gjithë partnerëve të tij që NATO është e paaftë. Prandaj nuk besoj në sulmin në shkallë të plotë ndaj NATO-s, por mendoj se Rusia do të përpiqet të provokojë dhe të shikojë mundësinë se cili do të jetë reagimi i NATOS-s nëse ata sulmojnë një nga shtetet e NATO-s”, theksoi deputetja. /A2

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

“Prej Presidencës ke shku, në Presidencë kthehu”, Haradinaj: Kosova këtë ia ka borxh Hashim Thaçit

Haki Abazi dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Albin Kurtit

Miftaraj: Nëse deri më 4 tetor nuk zgjedhet presidenti, Kosova kalon në anarki

Çun Lajçi del kundër Albin Kurtit: A s’u ngope me inatet e të tri partive? A s’the se ne s’jemi si ata?

Pyetet se çfarë do të ndërronte në Prishtinë vetëm një gjë, Përparim Rama: Albin Kurtin

Maliqi i drejtohet Kurtit: Babë, ti je material për Oscar

Avdullah Hoti: Kosova nuk mund të vendoset nën diktatin e një njeriu të papërgjegjshëm

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Deda: Kosova po i afrohet shtetit të dështuar me shpejtësi marramendëse

Gjini: Aleanca nuk merr pjesë në seancën e së premtes, do t’i drejtohemi Kushtetueses

Kurti: Të dakordohen partitë për nënkryetarët, synohet shmangia e zgjedhjeve të reja

Hamza pas dështimit të seancës: Lista Serbe dhe LVV po i bëjnë dëm vendit, PDK nuk përjashton veprimet ligjore

Behrami: Serbia, Lista Serbe dhe Gjykata Speciale duan që më 16 shtator të mos ketë Kuvend, sot mund t’u bashkohet edhe VV-ja

Osmani s’e voton Simiqin për nënkryetar: Dihen arsyet pse

Arrestohet në veri të Mitrovicës një person i kërkuar, ishte dënuar me 7 muaj burgim