“Situatë katastrofike”, BE bën thirrje për pauzë të menjëhershme humanitare në Gaza

E publikuar: 21/03/2024 23:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bashkimi Evropian bëri thirrje për “një pauzë të menjëhershme humanitare që çon në një armëpushim të qëndrueshëm” në Rripin e Gazës. gjatë një mbledhjeje të Këshillit Evropian.

Presidenti i Këshillit, Charles Michel tha në një postim në X se kjo përfaqëson një “deklaratë të fortë dhe të unifikuar” nga liderët evropianë.

“Qasja e plotë dhe e sigurt humanitare në Gaza është thelbësore për t’i ofruar popullatës civile ndihmë për shpëtimin e jetës në një situatë katastrofike në Gaza”, theksoi ai.