Si të filloni një blog tuajin!

E publikuar: 30/06/2021 00:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Joel Wilson, në një shkrim të mëhershëm shkruan se sfida e publikimit online qëndron te vendimi për të publikuar.

Sipas tij, sfida e publikimit të një shkrimi online nuk ka të bëjë me:

Zgjedhja e kompozimit grafikZbukurimi i faqesShtimi i funksioneve (widgets)Konceptimi super i qartëVështirësia kryesore është vendimi për të publikuar.

Krijimi i një shkrimi/postimi dhe publikimi i tij online. Mposhtja e frikës që ajo çfarë ke shkruar do të dalë në dritë!Madje nuk ka të bëjë as me përsosmërinë. Por vetë akti i krijimit të diçkaje fillon atë që quhet “momentum” – lëvizje e cila më pas, me kalimin e kohës, sjell përmirësimin e asaj çfarë publikon në vazhdim.

”Më tej ai përmend rastin e dy mjeshtrave të marketingut – Seth Godin dhe Bob Lefsetz të cilët prej vitesh postojnë nëpër faqet e tyre dhe nuk kërkojnë thjesht të bëjnë një fushatë të suksesshme por të ndërtojnë një marrëdhënie me lexuesin e tyre.