Si kanë evoluar transferimet gjatë 10 sezoneve të fundit – të drejtat televizive, marketingu dhe milionat e paguara për futbollistët

E publikuar: 28/12/2018 23:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Çmimet që klubet duhet të paguajnë për futbollistët, kanë rritje të madhe në vitet e fundit.

Nga 30 transferimet më të shtrenjta në historinë e futbollit, 29 prej tyre kanë ndodhur në dekadën e fundit.

Marca i ka hedhur një vështrim tregut të transferimeve, se si ka evoluar gjatë 10 viteve të fundit.

Transferimet më të mëdha dhe shpenzuesit më të mëdhenj

Më 11 qershor 2009, Cristiano Ronaldo u bë nënshkrimi më i shtrenjtë në histori kur u transferua nga Manchester United tek Real Madrid për 96 milionë euro, duke e kaluar Zinedine Zidanen si lojtari më i shtrenjtë ndonjëherë.

Që atëherë, gjashtë transferime të ndryshme kanë kushtuar më shumë se Ronaldo.

Neymar me 222 milionë euro kur shkoi te Paris Saint-Germain nga Barcelona është transferimi më i lartë i të gjitha kohërave.

Klubet që kanë shpenzuar më shumë

Sa për shpenzuesit më të mëdhenj, Manchester City ka shpenzuar më shumë para gjatë dekadës së fundit ku ka blerë 69 lojtarë në vlerë 1.5 miliard euro.

Pas tyre vijnë  Chelsea (1.25 miliard euro), Barcelona (1.2 miliard euro), PSG (1.19 miliard euro), Juventus (1.14 miliard euro), Manchester United (1.06 miliard euro), Real Madrid (1.04 miliard euro), Liverpool (1.04 miliard euro).

Shtatë klube e kanë kaluar vlerën e një miliard eurove për blerje.

Pozitat nëntë dhe dhjetë mbahen nga Interi (770 milionë euro) dhe Atletico Madrid (744 milionë euro).

Evolucioni i të ardhurave dhe çmimeve

Fakti që futbolli ka rritjen më të madhe, do të thotë që ka rritje edhe të të ardhurave, sidomos nga marketingu dhe të drejtat televizive.

Ekipi që bëri më shumë para në sezonin 2007/08 ishte Real Madrid , me 365 milionë euro.

Në 2016/17, fituesi më i madh ishte Manchester United me 676 milionë euro, gati dyfish.

Sa më shumë para që vijnë te klubet, tarifat e transferimeve rriten.

Trendi i rritjes

Fakti që çmimet janë rritur me 12.1 për qind në krahasim me vitin 2009/10 do të thotë se një lojtar që kushtonte 10 milionë euro në vitin 2009, sot do të kushtonte 11.2 milionë euro.

Çfarë mund të presim në të ardhmen?

Drejtorët e klubeve më të mira janë në gjendje të shpenzojnë aq shumë para për lojtarët sa që trendi i rritjes së çmimeve parashikohet të vazhdojë të rritet edhe në vitet e ardhshme.

Klubet e njëjta do të vazhdojnë të thyejnë rekorde.

Kompanitë televizive mbajnë paratë dhe fuqinë, dhe për aq kohë sa vazhdojnë të paguajnë shuma të tilla të larta për të drejtat e transmetimit, atëherë klubet do të jenë në gjendje të paguajnë për transferimet. /Telegrafi/