Lajmet

Shtypshkronja austriake fiton gjyqin me Kosovën, duhet paguar dënim milionësh

28.07.2016 14:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Shtypshkronja austriake fiton gjyqin me Kosovën, duhet paguar dënim milionësh

Shtypshkronja shtetërore austriake “AG Staatsdruckerei” ka fituar një gjykim ndërkombëtar lidhur me vonesat në pagesa dhe ndërprerja e padrejtë e kontratës nga Republika e Kosovës.

Në shkurt të vitit 2013 Shtypshkronja Shtetërore e Austrisë kishte ngritur padi në gjykatën e Odës Ndërkombëtare Ekonomike në Paris kundër Republikës së Kosovës. Arsye e ngritjes së padisë ishin pagesat e pakryera rreth prodhimit të pasaportave biometrike, sikurse kërkesa për kompensim për shkak ndërprerjes së parakohshme të kontratës nga ana e Republikës së Kosovës, thuhet në këtë vendim, raporton lajmi.net.

Gjykatat ka vendosur që Shtypshkronjës t’i paguhet kompensimi prej 4.996 milionë eurosh nga Republika e Kosovës.

Kosova ka të drejtë ta ankimojë vendimin dhe duhet ta bëjë këtë brenda afatit 14 ditor që nga data e shpalljes së vendimit.

Rasti i shtypshkronjës austriake lidhet edhe me procesin gjyqësor të dy personave të shumë përfolur kohëve të fundit për krim të organizuar siç ishte përfaqësuesja e kësaj kompanie në Kosovë, Natali Veliaj.

Në një aktakuzë të ngritur në Gjykatën Themelore të Prishtinës, thuhet se Natali Veliaj dhe Fisnik Blakaj themeluan e udhëhoqën grupin kriminal ku bënin pjesë edhe Betim Blakaj, Nazmi Thaçi, Ergyn Dogan dhe Imer Fazlia. Jakup Blakqori, Sefedin Shala dhe Hashim Shala.

Grupi akuzohej për përfshirje në krim të organizuar në rastin e skandalit të kontratës së furnizimit me pasaporta të Ministrisë të Punëve të Brendshme nga kompania austriake OESD.

Shtetasja gjermane Natali Velija, e pandehura kryesore në këtë çështje fillimisht akuzohej për nëntë vepra të ndryshme penale duke përfshirë krimin e organizuar, pastrimin e parave, vjedhjen e rëndë, mashtrimin, shmangien nga tatimi, shpërdorimin, keqpërdorimin e besimit, falsifikimin dhe rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Komisioni Evropian distancohet edhe me “shkrim” për melodinë nacionaliste kundër Kosovës: Na vjen keq për zgjedhjen e grupit muzikor

Çitaku: Kosova në BE, NATO dhe OKB mbetet vizioni ynë kombëtar

Hoxhaj: Pasi komisionerja Kos po lobon për dënimin e katërshes së UÇK-së, në Bruksel tash po lëshon edhe këngë nacionaliste serbe

Mustafa: Qeveria e Kosovës pranoi se ka blerë energji elektrike nga Serbia, qytetarët meritojnë përgjigje për dimrin

Kraki godet Qeverinë: Dmth paskemi ble rrymë nga Serbia dhe prapë kemi mbetë pa rrymë – dy herë dështim

Ymeri ironizon me VV-në pas ndaljes së tregtisë së energjisë me kompanitë serbe: Çka do të thoni në Kuvend, se ka gabuar “AlbinBaba”?

“Shpreh keqardhje për përzgjedhjen e këngës”, Kos ua lë fajin muzikantëve për melodinë nacionaliste

Kurti në mbledhjen e Qeverisë: Do të ndalojmë tregtimin e energjisë elektrike me kompanitë serbe

Terras reagon për këngën nacionaliste serbe: Provokim ose injorancë, BE-ja t’i japë llogari Kosovës

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Skandaloze: Kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës u interpretua në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së, të udhëhequr nga Marta Kos

Ymeri: Kosovarët paguajnë 22.4% më shtrenjtë rrymën se serbët në veri

Nga vizat italiane e subvencionet, te dyshimet për trafikim të kokainës – Astrit Haraqija ndër vite

Vuçiq pranon se nuk mund të hyjë në Kosovë pa lejen e Kurtit: Prej vitesh nuk më lejohet

Policia e Kosovës godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Rama akuzon Qeverinë për sabotimin e Prishtinës: Po vazhdojnë me bllokada e rrena, uroj të reflektojnë