Shqiptari i ISIS thirrje për luftë në vendin tonë

08.08.2015 17:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Shqiptari i ISIS thirrje për luftë në vendin tonë

Me një shqipe të pastër dhe terma fetarë të dikujt që është i kënduar dhe njohës i mirë i Islamit, ​Shteti Islamik i ISIS ka reaguar në lidhje me aksionin anti­terrorizëm në Maqedoni të ndërmarrë dy ditë më parë. Përmes një mesazhi të dërguar në faqen zyrtare në Facebook të redaksisë së JavaNeës.al, nga shtetasi i ashtuquajtur Sejfedin Al­Albani, i bëhet thirrje shqiptarëve kudo ku janë të marrin armët dhe të bëhen gati për luftë.

Nën emrin fals në Facebook Xhavit Xhavit, shqiptari Sejfedin Al­Albani shkruan se tashmë ka ardhur koha që terroristët e ISIS të ndërmarrin aksione në Ballkan, në veçanti në Maqedoni.

Duke iu bërë edhe një herë thirrje shqiptarëve për gjakderderdhje, ISIS rikthen edhe një herë në vëmendje shqiptarët dhe Ballkanin, pasi siç thuhet në mesazhin e dërguar, “ka ardhur koha të zhdukim zullumin sllav”.

Sejfedin Al­Albani, i cili nuk ka dashur të tregojë identitetin e tij të vërtetë, dyshohet të jetë një shtetas shqiptar, pjesë e Shtetit Islamik të ISIS që lufton në Siri.

“Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirbërësit Falenderimi i takon Allahut zotit të botrave, paqja dhe bekimet qofshim mbi profetin tonë, me shpatën e të cilit Allahu i ngriti minaret e Islamit. O musliman të Shqipnisë, ditëve të poshtërsimit dhe zullumit është duke iu ardh fundi. Por ju, si mund ta bëni gjumin qetë duke ditur se vëllëzerit tuaj keqtrajtohen, dhe motrat tona përdhunohen nga hienat barbare në burgjet e ballkanit? A i këni harruar masakrat dhe dhunimet e kryqtarëve sllav? A nuk udhhiqen vendet tona nga njerëz që tradhtuan Fenë dhe Popullin e tyre? A nuk ishin këta prijës (tagutët) që nënshkruan tmerrin e Kosovës dhe Kumanovës? A nuk ishin ushtritë dhe ndihmuesit e tyre që ndihmuan parinë e sllavëve? Prandaj shtrëngoni shuplakët, bashkohuni, bëhuni si një fortifikat dhe mos u frikësoni nëse vdisni me sukses! Prandaj terrorizoni kryqtarët dhe felëshuesit (tagutët dhe ndihmuesit e tyre) kudo që ti zini! Prandaj kapni armët, kapni armët dhe luftoni deri në piken e fundit të gjakut o kalorës të Hilafetit në Shqipni! Prandaj jipni zotimin e besnikërisë (bejen), Pasardhësit të Pejgamberit alejhi selam, Halifit Ibrahim (Allahu e ruajt), dhe në këtë menyr ta shkelmojmë traktatin e nënçmimit, traktatin e ndarjes o musliman të Shqipnisë! Dhe Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botrave. Nga Kalifati: Sejfedin AlAlbani”, shkruhet në mesazhin e dërguar në redaksinë e JavaNeës.

Në aksionin anti­terrorizëm të ndërmarrë në disa qytete të Maqedonisë dy ditë më parë, u arrestuan 9 persona si dhe 20 të tjerë të shpallur në kërkim pasi dyshoheshin si bashkëpunëtorë të Shtetit Islamik. Mes të arrestuarve janë personat me inicialet: M.R – 1979 nga Shkupi, A.A­ 1988 nga Tetova, D.A 1984 nga Shkupi, Sh.M – 1987 nga Gostivari, R.E – 1979 nga Shkupi, I.M ­1978 nga Shkupi, A.Z – 1988 nga Shkupi dhe E.S ­1984 nga Shkupi. Ata dyshohet të jenë të lidhur me organizatën terroriste të ISIS duke shërbyer në rekrutimin e xhihadistëve.

Kjo nuk është hera e parë që Shqipëria vihet në qendër të ISIS, pasi edhe pak muaj më parë, një video që qarkullonte në internet tregonte dy shtetas shqiptarë që kërcënonin Shqipërinë dhe Ballkanin./opozita/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë