Shqiptari Bix Aliu, i diplomuar në Prishtinë – ambasador amerikan në Malin e Zi

E publikuar: 17/09/2022 00:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Bix Aliu

Presidenti amerikan, Joe Biden e ka nominuar për ambasador në Mal të Zi, diplomatin Bix Aliu, një shqiptar i lindur në Chicago, me prindër që kishin imigruar nga Kërçova e Maqedonisë Veriore.

I lindur në Chicago, Bix (Begzat Azem) Aliu është një diplomat i karrierës që deri së fundi ka qenë i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Budapest.

Më herët, ai ka qenë Konsull i Përgjithshëm i Konsullatës amerikane në Krakoë, të Polonisë. Paraprakisht, kishte shërbyer edhe si zv/shef i Ambasadës amerikane në Malin e Zi, si dhe ka qenë me mission edhe në Tiranë.

Aliu e mban diplomën e Fakultetit të Mjekësisë nga Universiteti i Prishtinës, në Kosovë kurse masterin e ka kryer në Pennsylvania. Përvec shqipes e anglishtes, Aliu flet edhe polonisht, serbisht dhe maqedonisht./Gazeta10