Shqetësuese/ 12 raste të dhunës të raportura për 24 orë në Kosovë

E publikuar: 19/06/2022 09:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dhuna në familje po vazhdon të jetë ndër problemet më shqetësuese për shoqërinë kosovare.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, sipas raportit të policisë janë raportuar 12 raste të dhunës në familje.

Prishtina, Lipjani, Graqanica, Obiliqi, Kaçaniku, Suhareka, Prizreni, Gjakova e Mitrovica ishin qytetet ku u raportuan rastet e dhunës.

Nga shumica e rasteve të raportuara, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Raportet e policisë:

Prishtinë 18.06.2022 – 04:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht babain e tij, viktimën mashkull kosovar. Si pasoj e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore për çka ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Lipjan 18.06.2022 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit lirohet dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Graqanicë 17.06.2022-22:20. Me 18.06.2022 viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar (nën ndikim të alkoolit) duke demoluar orenditë shtëpiake ka shkaktuar dhunë në familje. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Obiliq, 18.06.2022-17:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi është duke shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj dhe djalit të tyre, rasti në procedurë hetimore.

Kaçanik 15.06.2022-18:00. Me 18.06.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare e cila ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje .

Suharekë 18.06.2022 – 03:30. Raportohet se pas një fjalosje i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht djalin (i mitur) dhe vëllain e tij, viktimat meshkuj kosovar. Dyshohet se i dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit. Viktimës (të miturit) iu është ofruar trajtim mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prizren 18.06.2022 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht prindërit e tij. Njërës nga viktimat iu është ofruar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Prizren 18.06.2022 – 14:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht tre viktimat nënën dhe dy motrat e tij të mitura. Njërës nga viktimat iu është ofruar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Prizren 18.06.2022-22:20. Viktima femër kosovare ka raportuar se djali i saj i dyshuari mashkull kosovar, duke e kërcënuar me thikë ka ushtruar dhunë ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Prizren 18.06.2022-23:40. Me 19.06.2022 Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullte.

Gjakovë 18.06.2022-22:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullte.

Mitrovicë 17.06.2022-23:30. Me 18.06.2022 viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullte./Lajmi.net