Shpërthimi që la të plagosur vajzën e Nasim Haradinajt, fqinjtë: Ajo doli e gjakosur nga banesa

E publikuar: 03/01/2018 10:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas një shpërthimi të fuqishëm gjatë ditës së djeshme në qytetin suedez Helsinborg, ka mbetur e plagosur vajza e veprimtarit të njohur të çështjes kombëtare, Nasim Haradinajt, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe ky i fundit.

LEXO EDHE:

Sulm terrorist në Suedi, plagoset vajza e Nasim Haradinajt (Foto)

Siç njoftojnë mediat suedeze , para derës së banesës së Ariana Haradinajt, ishte vendosur një eksplosiv i cili shpërtheu dhe la të plagosur atë, transmeton gazetametro.net.

Përveç hetimit teknik, policia trokiti në dërën e fqinjëve dhe bisedoi me ta rreth asaj që ata e dëgjuan dhe panë natën që ndodhi ngjarja.

Fqinjtë kanë thënë për SVT, se vajza ka dalur nga banesa duke rrjedhur gjak pas shpërthimit.

Policia gjithashtu nuk mund të konfirmojnë ende se a ishte vajza e Haradinajt, objekt i shpërthimi, por thonë se bëhet fjalë për një shpërthim tejet të fuqishëm.

Banorët e pronës u evakuan brenda natës në një hotel. Gjatë orëve të mëngjesit ata morën gjërat më të rëndësishme nga banesat e shtëpitë e tyre të banimit.

Ende nuk ka informacione se si është gjendja shëndetësore e Ariana Haradinajt./gazetametro.net