Shpend Ahmeti i ankohet Baton Haxhiut

E publikuar: 22/10/2017 19:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetarit aktual të Prishtinës, Shpend Ahmetit, duket se nuk i ka pëlqyer Exit Polli i Klan Kosovës. Ai i ka dërguar Baton Haxhiut para pak castesh një mesazh, ku i thotë se ia kanë huqur rezultatit të Prishtinës.

Klan Kosova ka realizuar një sondazh sot në shtatë qendrat më të mëdha të Kosovës, e ku Prishtina del se do të shkojë në balotazh.

Në raundin e dytë, sipas këtij televizioni, do të shkojë Shpend Ahmeti i VV dhe Arban Abrashi i LDK’së.

Por kjo nuk i ka pëlqyer Shpend Ahmetit.

“Tani më dërgon mesazh Shpendi dhe më thotë ‘a do të kërkoni falje nëse rezultati del se Prishtina s’do të ketë balotazh’”, ka thënë Baton Haxhiu në transmetim live.

Haxhiu e ka porositur atë se tani është votë të tentojë të mobilizojë njerëzit e tij.