Shmangni këto gabime nëse dëshironi të keni lëkurë të shëndetshme (Foto)

E publikuar: 21/02/2017 01:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njerëzit kërkojnë të kenë një lëkurë të butë dhe një trup të bukur, por në anën tjetër bëjnë shumë gjëra të gabuara, duke filluar nga ushqimi dhe mënyra e jetesës.

Më poshtë do të shihni disa prej gjërave që ndikojnë në irritimin e lëkurës tuaj dhe duhet të dini se po veproni gabim.

  • Nuk flini sa duhet

Në qoftë se ju flini 7-8 orë në ditë stimuloni rrjedhjen e oksigjenit në lëkurë, sepse lodhja dhe pagjumësia pasqyrohen menjëherë te fytyra.

  • Kaloni shumë kohë ulur

Nuk do të thotë se do të kaloni gjithë jetën tuaj në palestër, por duhet të keni parasysh se 30 minuta stërvitje në ditë do të ndikojë shumë mirë në lëkurën tuaj.

  • Stresi

Stresi është një ndër faktorët kryesorë për irritimin e lëkurës, ju duhet të pushoni e të merrni frymë thellë duke i lënë problemet mënjanë.

  • Flini me grim

Grimi gjatë natës shkakton tharje lëkure, rënie qerpikësh dhe skuqje të lëkurës. Duhet ta pastroni çdo natë fytyrën tuaj me hidratues të ndryshëm. Gjithashtu, në qoftë se nuk hiqni grimin jeni duke përshpejtuar procesin e plakjes.

  • Përdorni krem dielli vetëm në plazh

Kjo është e gabuar sepse ju duhet të përdorni krem dielli çdo herë që dilni nga shtëpia, edhe në qoftë se jashtë është shi. Kremi i diellit ju mbron nga rrezet UV, të cilat shkaktojnë rrudhat.

  • Nuk i kushtoni vëmendje kujdesit ndaj fytyrës

Duhet të përdorni produktet e duhura me vitamina A ose E, përpara se t’i aplikoni produktet duhet të dini më parë se për çfarë shërbejnë.

  • Konsumimi i pijeve me sheqer

Pijet me sheqer dhe shumë kalori kontribuojnë në procesin e plakjes, duhet të pini sa më shumë ujë dhe lëngje natyrale.

  • Injoroni ushqyerjen e mirë

Ky është një gabim drastik, sepse për të pasur një lëkurë të mirë ju duhet të shtoni në dietën tuaj sa më shumë fruta dhe perime, harrojini ushqimet e yndyrshme.

  • Pirja e duhanit

Përveçse dëmton organet dhe trupin tuaj, nikotina ndikon edhe në lëkurë, duke ndryshuar ngjyrën e saj dhe përshpejton procesin e plakjes. 2 cigare në ditë reduktojnë 30 minuta jetë. Pra, ju që pini një paketë në ditë, jeni duke hequr 5 orë nga jeta juaj çdo ditë./Blitz.al/