Ish-presidentja Jahjaga tregon si ia siguroi Kosovës pajisjen mjekësore 1.5 milionëshe nga Fondacioni Alwaleed

E publikuar: 26/04/2024 17:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga, ia ka siguruar QKUK-së një pajisje mjekësore që kap vlerën e 1.5 milion eurove. Një gjë të tillë Jahjaga e ka arritur përmes bashkëpunimit që fondacioni i saj “Jahjaga Foundation” ka bërë me Fondacionin Filantropik nga Arabia Saudite “Alwaleed”.

Jahjaga ka thënë se kosovarët s’do të duhet më që të udhëtojnë jashtë vendit për të bërë diagnosftifikimet e nevojshme , meqë ky shërbim do të mund të merret në QKUk nga sot.
Postimi i plotë:

Me shumë krenari sot inauguruam skanerin SPECT/PET/CT në vlerë të 1.5 milion Eurove në Klinikën e Mjekësisë Nukleare, një teknologji e para këtij lloji në ShSKUK që do të ndryshojë jetën e pacientëve dhe familjeve të tyre. Kjo arritje, e cila nuk është e para dhe as nuk do të jetë e fundit, është bërë e mundur falë bashkëpunimit të jashtëzakonshëm mes Fondacionit Jahjaga dhe Fondacionit Filantropik Alwaleed në Riyadh të Arabisë Saudite, të udhëhequr nga Lartësia e Tij, Princi Alëaleed Bin Talal AlSaud. 🤝

Për vite me radhë, qytetarët e Kosovës kanë udhëtuar jashtë shtetit për diagnostikimet e nevojshme. Nga sot, kjo nuk do të jetë e nevojshme, pasi që ky shërbim do të kryhet në pragun e shtëpisë së çdo qytetari në nevojë, duke ulur kostot dhe përmirësuar ndjeshëm cilësinë e kujdesit shëndetësor.

Jam e bindur se ky është vetëm fillimi i shumë arritjeve të tjera që do të realizojmë së bashku! Së bashku për një të ardhme më të shëndetshme dhe më të lumtur për të gjithë qytetarët tanë.

Gjithmonë përpara, për një Kosovë më të mirë për të jetuar!