Lifestyle

Shkencëtarët ‘konfirmojnë’ jetën pas vdekjes

15.08.2016 18:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Shkencëtarët ‘konfirmojnë’ jetën pas vdekjes

Vdekja është një pasojë e pashmangshme për të gjithë ne dhe herët e vonë që të gjithë do të përballemi me të. Por, natyra njerëzore është tejet kureshtare dhe që në hapat e para, shoqërinë tonë e ka ‘lodhur’ më shumë se çdo gjë tjetër pyetja; a ka jetë pas vdekjes?

Në funksion të kësaj pyetjeje janë ngritur mite, legjenda dhe histori në kufijtë e reales dhe surreales.

Vetëm së fundmi një grup shkencëtarësh besojnë se kanë përgjigjien për këtë. Ata thonë se ndërgjegjia e vetëdija e një personi vijon të ekzistojë edhe pasi trupi i tij ka vdekur për të paktën 3 minuta.

Studimi është vepër e një grupi ekspertësh britanikë dhe në të janë përfshirë 2 mijë persona. Shkencëtarët ‘konfirmuan’ se mendimet ruhen edhe pas vdekjes.

Më parë, besohej gjerësisht se truri i njeriut pushon të gjitha aktivitetet 30 sekonda pasi pushon zemra dhe pikërisht në këtë moment zhduket edhe ‘vetëdija’ jonë.

“Përkundër perceptimit të përgjithshëm, vdekja nuk është një moment specifik, por një proces potencialisht i kthyeshëm që ndodh pas një sëmundjeje të rëndë apo aksidenti që shkakton pushimin e zemrës, mushkërive e për pasojë edhe trurit. Nëse procesi kthehet mbrapsht me sukses, e quajmë ‘atak kardiak’, nëse jo, quhet vdekje”, thotë shkencëtari nga Universiteti i Sauthemptonit, Sam Parnia.

Në studim janë përfshirë 2060 persona nga Austria, SHBA dhe Britania e Madhe që të gjithë me një histori ataku kardiak. 40 përqind e tyre thanë se kishin një formë vetëdijeje pasi ishin deklaruar klinikisht të vdekur nga mjekët.

Më shumë se gjysma e të anketuarve thonë se kujtojnë zbehtë një ndjenjë frike gjatë kohës kur kanë pësuar atakun kardiak, ndërsa rrëfimi më i vlefshëm e ku bazohet më fort studimi i britanikëve është rasti i një 57-vjeçari, që ka deklaruar me detaje çdo veprim dhe gjë që kanë thënë mjekët në momentin kur zemra e tij kishte pushuar së rrahuri dhe më pas ishte rikthyer sërish në punë.

“Ky rrëfim është shumë domethënës për ne, pasi merret si e mirëqenë që vdekja përjetohet si halucinacion apo iluzione që ndodhin ose para se të ndalë zemra së punuari, ose pasi rikthehet në punë sërish, ndërsa në rastin në fjalë, të gjitha këto duket se kanë ndodhur gjatë 3 minutave kur zemra e pacientit nuk ka qenë në punë”, shpjegon Sam Parnia.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente

Haradinaj pas protestës në Prishtinë: Faleminderit gjithë shqiptarëve, “Jo në emrin tim!”

Haradinaj pas protestës në Prishtinë: Faleminderit gjithë shqiptarëve, “Jo në emrin tim!”

Haziri nga protesta: Rini e Kosovës, hallall ju qoftë gjaku i babës tem

Haziri nga protesta: Rini e Kosovës, hallall ju qoftë gjaku i babës tem

Syla nga protesta: Nuk kërkojmë favore, por drejtësi të pastër si loti

Syla nga protesta: Nuk kërkojmë favore, por drejtësi të pastër si loti

Çitaku nga protesta: Është beteja më e rëndësishme për Kosovën dhe për shqiptarët

Çitaku nga protesta: Është beteja më e rëndësishme për Kosovën dhe për shqiptarët

Takimi Haxhiu-Von der Leyen, Presidenca: U diskutua për zgjedhjen e presidentit dhe dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Takimi Haxhiu-Von der Leyen, Presidenca: U diskutua për zgjedhjen e presidentit dhe dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Kurti pas takimit me von der Leyen: Kosova ka shënuar përparim të qëndrueshëm

Kurti pas takimit me von der Leyen: Kosova ka shënuar përparim të qëndrueshëm

Komuna njofton për devijimin e disa linjave të autobusëve në Prishtinë

Komuna njofton për devijimin e disa linjave të autobusëve në Prishtinë

Kosovës nuk i duhet të ushqejë sentimentin anti-perëndimor! Mos të digjen të gjitha kartat

Kosovës nuk i duhet të ushqejë sentimentin anti-perëndimor! Mos të digjen të gjitha kartat

Kamberi: Është koha që të kemi fuqi më të madhe politike

Kamberi: Është koha që të kemi fuqi më të madhe politike

E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim

E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim

Haradinaj fton qytetarët në protestën kundër vendimit ndaj krerëve të UÇK-së: Jo në emrin tim, jo në emër të popullit të Kosovës

Haradinaj fton qytetarët në protestën kundër vendimit ndaj krerëve të UÇK-së: Jo në emrin tim, jo në emër të popullit të Kosovës

Projektligji për Specialen, Çitaku: Donikë, Albin dhe zyrtarë përgjegjës, mos e pengoni këtë projektligj

Projektligji për Specialen, Çitaku: Donikë, Albin dhe zyrtarë përgjegjës, mos e pengoni këtë projektligj

Kurti: Platforma për komunitetet joshumicë mundëson raportimin e drejtpërdrejtë të diskriminimit

Kurti: Platforma për komunitetet joshumicë mundëson raportimin e drejtpërdrejtë të diskriminimit