Lajmet

Behrami: Perëndimi nuk është i shqetësuar për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, Qeveria ta sjellë urgjentisht në Kuvend

29.09.2026 14:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Behrami: Perëndimi nuk është i shqetësuar për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, Qeveria ta sjellë urgjentisht në Kuvend

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka ngritur pikëpyetje lidhur me mungesën e reagimeve nga shtetet perëndimore për nismën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Behrami ka shprehur habinë e tij për atë që e konsideron si mungesë shqetësimi nga shtetet perëndimore, duke ngritur pyetje nëse dikush mund të ketë dhënë garanci se nisma për ndryshimin e ligjit nuk do të realizohet.

“Është e çuditshme se si shtetet perëndimore fare nuk janë të shqetësuara me nismën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës. A thua pse? A ju ka premtuar dikush se kjo punë nuk do të bëhet?”, ka shkruar Behrami.

Ai ka ngritur gjithashtu pikëpyetje për vonesat në procedimin e kësaj nisme, duke kërkuar të dihet se cilat janë arsyet që po e pengojnë avancimin e saj.

“Pse po ndodhin vonesat?”, ka pyetur ai.

Behrami ka shkuar më tej duke thënë se, nëse dikush i ka premtuar Dhomave të Specializuara se ndryshimi i ligjit nuk do të bëhet, një veprim i tillë, sipas tij, do të gjykohet nga historia.

“Kushdo që i ka premtuar Gjykatës Speciale se kjo punë nuk bëhet, historia do ta dënojë”, ka deklaruar deputeti i PDK-së.

Behrami ka kërkuar nga Qeveria që të procedojë pa vonesa projektligjin në Kuvend.

“Qeveria, urgjentisht, duhet ta sjellë Ligjin në Kuvend!”, ka shtuar ai.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Gashani garanton se do të mbahen Lojërat Mesdhetare: Rama po sillet si fëmijë i pakënaqur

Stier: Kosova, Kroacia dhe Bosnjë-Hercegovina ishin viktima të agresionit të Millosheviqit

Zhvillimet në Shqipëri, mbi 20 të rinj në Korçë shoqërohen në polici

Sami Lushtaku: Kush mendon se mundet të më gjunjëzojë, le ta provojë!

Abdixhiku konfirmon se LDK do marrë pjesë në Grupin Punues për Gjykatën Speciale

Zhvillimet e fundit, Policia e Shqipërisë me apel për prindërit: Dijeni ku janë fëmijët tuaj

Kuvendi miraton në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave

Haxhiu firmos Ligjin për Specialen, i përcillet Presidentes për dekretim

Bajrami: Në shtator çmimet u rritën për 7.8%, krejt çka pamë këto 6 vjet është rritja e çmimeve

OVL-ja reagon për protestat në Tiranë: Dënojmë çdo keqpërdorim të flamurit të UÇK-së

Kurti për Kodin Civil: Ka 997 faqe e 1 mijë e 630 nene, në fillim të javës së ardhshme mblidhet grupi punues

Shiroka Pula takohet me Kurtin, Haxhiun e Konjufcën, diskutohet edhe strategjia për ish-krerët e UÇK-së

Haradinaj: Mbrojtja e UÇK-së është mbrojtje e sigurisë kombëtare

Komisioni për Komunitete miraton Projektligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave

Burri i Albulena Haxhiut e akuzon Daut Haradinajn për mercenarizëm: “Dauti e Samiu kanë me puthë tokën kur të arrestohen”

Serwer: Nëse BE-ja i kërkon gjithçka Kosovës dhe asgjë Serbisë, dialogu nuk çon askund