Lajmet

Syla nga protesta: Nuk kërkojmë favore, por drejtësi të pastër si loti

01.10.2026 16:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Syla nga protesta: Nuk kërkojmë favore, por drejtësi të pastër si loti

Nënkryetari i OVL UÇK-së, Gazmend Syla, ka mbajtur fjalim para protestuesve të mbledhur në shesh, duke kërkuar drejtësi për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Syla ka ngritur pikëpyetje rreth peshës që, sipas tij, u është dhënë dosjeve të Serbisë në proceset gjyqësore, krahasuar me dëshmitë e zyrtarëve amerikanë dhe anglezë.

“Si ka mundësi të jenë më të besueshme për këtë gjykatë dosjet e Serbisë, më shumë se dëshmitë e zyrtarëve amerikanë dhe anglezë. Kurrë nuk keni pasur dhe nuk do të keni aleatë më besnikë se ushtarët e UÇK-së”, tha Syla.

Ai nga sheshi u bëri thirrje, siç tha, botës demokratike për drejtësi, duke theksuar se nuk kërkojnë favore.

“Sot nga ky shesh i mbushur me zemra që rrahin për atdheun, i bëjmë thirrje gjithë botës demokratike. Ne nuk kërkojmë favore, por drejtësi të pastër si loti, sepse nuk ka gjykatë në këtë rruzull tokësor që mund ta zhbëjë të vërtetën e pastër, të gjakut tonë për liri”, u shpreh ai.

Syla ka përmendur disa prej rasteve gjyqësore ndaj pjesëtarëve të UÇK-së, duke thënë se vetëm në rastet që ai ka listuar, numri i viteve të burgimit kalon 500.

“E vërteta e drejtësisë ndërkombëtare e UÇK-së u përball me procese gjyqësore që nga viti 2000. Që nga paslufta, pjesëtarë e ish-komandantë të UÇK-së u ballafaquan me procese të shumta gjyqësore si brenda, ashtu edhe jashtë Kosovës. Le t’i kujtojmë disa prej tyre. Ato janë vendime të shkallës së parë dhe qëllimisht po dua të theksojmë tendencën e drejtësisë ndërkombëtare e cila mendueshëm ka provuar të nxjerrë dënime të larta. Grupi i Dukagjinit – Daut Haradinaj me shokë, 31 vjet burg. Grupi i Llapit – Remi me shokë, 45 vjet burg. Rasti i Kiçinës dhe Ramadanit – 185 vjet burg. Tribunali i Hagës – Fatmir Limaj me shokë, 3 vite proces, 13 vite Haradin Balaj i dënuar. Rasti i Ramush Haradinaj, procesi, paraburgimi i tij dhe i bashkëluftëtarëve të tij zgjaten rreth 9 vite në periudha të ndryshme”, tha ai.

“Rasti i Drenicës – Sylejman Selimi dhe Sami Lushtaku me shokë, 71 vjet burg të dënuar. Grupi i Kaçanikut – Ejup Runjeva me shokë, 20 vjet burg. Grupi i Gjilanit – i gjykuar në Serbi për akuza të lidhura me luftën në Kosovë, dënohet me 116 vjet burg. Po ashtu edhe komandanti i UÇPMB-së, Shefket Musliu qëndroi 9 vite në burg. Nëse i mbledhim vetëm këto raste dhe shifrat e përmendura, arrihet shifra mbi 500 vite burg për UÇK-në! Këto janë vetëm një pjesë e rasteve, duke lënë pa përfshirë shumë raste të tjera e grupe dhe individë që u ballafaquan me drejtësinë e me dënime të larta”, tha ai.

Syla ka kritikuar edhe dënimet e shqiptuara nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke thënë se me to, sipas tij, numri i viteve të dënimeve ndaj pjesëtarëve të UÇK-së arrin në 627.

“Dënimi i katër krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale, e cila është e gjithkujt përpos e Kosovës, është vetëm vula e turpit të drejtësisë ndërkombëtare! Dënimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit, Salih Mustafës e Pjetër Shalës me 125 vite, e çon numrin e viteve me të cilat janë dënuar lufta jonë në 627 vjet burg! Ju, shtetet ndërkombëtare që na ndihmuat të çlirohemi dhe të ndërtojmë këtë shtet, na e dhatë përhershëm këtë gjykatë. Hiqeni këtë njollë nga UÇK-ja dhe shteti juaj! Ne ju dëgjuam e bëmë, por kjo gjykatë nuk i hoqi njollat as nga UÇK-ja, as nga Kosova”, tha Syla.

Në fund të fjalimit, Syla u është drejtuar shteteve që i konsideroi aleate të Kosovës, duke kërkuar, siç tha ai, që çështja e Gjykatës Speciale të trajtohet përmes drejtësisë dhe faljes.

“Përkundrazi, kjo gjykatë po na njollos neve, po ju njollos juve! Prandaj sot ju, miqtë tanë, që jeni atje, jeni në borxh para popullit shqiptar, jo si armiq, por si miq që na ndihmuat në ditët më të vështira. Dhe nga ky shesh ju theksojmë: hiqeni këtë njollë prej jush dhe prej nesh! Hiqeni përmes drejtësisë dhe përmes faljes! Si ka mundësi të jenë më të besueshme për këtë gjykatë dosjet e Serbisë, më shumë se dëshmitë e zyrtarëve amerikanë dhe anglezë?! A e dini se kurrë nuk keni pasur dhe nuk do të keni aleatë më besnikë se ushtarët e UÇK-së?!”, tha ai.

Ai ka kujtuar edhe ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë në vitin 1999, duke thënë se ish-pjesëtarët e UÇK-së ishin në të njëjtën anë me NATO-n dhe duke shprehur gatishmërinë për t’u rreshtuar përsëri me aleatët.

“Më 24 mars të vitit 1999, kur NATO filloi fushatën ajrore kundër regjimit të Millosheviqit, ne ishim në të njëjtën anë! Ne ishim ushtarë të lirisë, ishim ushtarë të gjeneralit Wesley Clark dhe të NATO-s! Dhe sot, duke i parë zhvillimet e mëdha globale, luftërat dhe konfliktet që po ndodhin në botë, ju theksojmë: ne, ish-ushtarët e UÇK-së dhe ushtria jonë e re, jemi të gatshëm të rreshtohemi përsëri me ju, ashtu siç u rreshtuam në vitin 1999, sepse kufiri i botës demokratike me Rusinë është vetëm 30 kilometra prej këtij sheshi ku jemi sot”, tha ai.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Hamza pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Është mirë që vendi do të ketë stabilitet politik e institucional

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës