Lajmet

Supremja shfuqizon kriterin që lejonte specializimin në biokimi klinike për të diplomuarit në farmaci

29.09.2026 12:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Supremja shfuqizon kriterin që lejonte specializimin në biokimi klinike për të diplomuarit në farmaci

Kolegji i Gjykatës Supreme të Kosovës ka aprovuar si të themeltë kërkesëpadinë e Shoqatës së Biokimistëve Klinikë të Kosovës, të paraqitur kundër Ministrisë së Shëndetësisë (MSH), duke shpallur të paligjshme dhe shfuqizuar pikën C të shtojcës 2 të udhëzimit administrativ nr. 02/2026 për shkollimin specialistik.
Shoqata e Biokimistëve Klinikë të Kosovës parashtroi padi administrative në Gjykatën Supreme, kundër Ministrisë së Shëndetësisë, duke kundërshtuar dispozitën e udhëzimit administrativ nr. 02/2026, përmes së cilës ishin ndryshuar kriteret për specializim në biokimi klinike dhe ishte mundësuar aplikimi për këtë specializim edhe për kandidatët që kanë përfunduar masterin në farmaci.

Pas shqyrtimit të padisë, përgjigjes në padi, deklarimeve të palëve, provave të administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor publik, si dhe analizimit të dispozitave kushtetuese, ligjore dhe nënligjore relevante, Gjykata Supreme ka vlerësuar se kërkesëpadia e paditëses është e themeltë.

Pika C e shtojcës 2 të udhëzimit Administrativ nr. 02/2026 përcaktonte fushat në të cilat mund të specializojnë personat që kanë përfunduar masterin në farmaci ndërkohë qq gjykata ka vlerësuar se përfshirja e biokimisë klinike në këtë listë është e papranueshme dhe se dispozita përkatëse duhet të shfuqizohet.
Në këtë vlerësim, gjykata ka krahasuar përmbajtjen akademike dhe profesionale të Farmacisë dhe Biokimisë Klinike dhe ka konstatuar se bëhet fjalë për dy drejtime me objektiva studimi, kompetenca profesionale dhe profile profesionale të dallueshme.
Farmacia është e orientuar kryesisht drejt barnave, produkteve medicinale dhe përdorimit të tyre, ndërsa biokimia klinike është e orientuar në analizat laboratorike dhe në mbështetjen laboratorike të procesit diagnostik. Për rrjedhojë, të dyja fushat kanë objektiva të ndryshme të formimit, përmbajtje të ndryshme të programeve studimore dhe orientim të ndryshëm në praktikën shëndetësore.

Gjykata Supreme ka theksuar se specializimi nuk mund të shihet i shkëputur nga formimi paraprak i kandidatit.
Sipas arsyetimit të gjykatës, specializimi pasuniversitar në fushën e mjekësisë nënkupton një formim të avancuar profesional, i cili ndërtohet mbi njohuritë dhe aftësitë e fituara më parë gjatë studimeve universitare.
Në këtë kuptim, lejimi i farmacistëve për specializim në biokimi klinike nuk mund të arsyetohet vetëm me ekzistencën e disa lëndëve të përbashkëta, si kimia, biologjia apo fiziologjia, pasi këto dy fusha kanë orientime dhe profile profesionale të ndryshme.
Gjykata ka vënë theksin në dallimin ndërmjet aftësisë akademike dhe identitetit profesional, duke konstatuar se fakti që programi i farmacisë përmban elemente të biokimisë nuk e shndërron farmacistin në biokimist klinik.
Sipas gjykatës, specializimi duhet të vlerësohet edhe në raport me pasojat profesionale që krijon pas përfundimit të tij. Lejimi i personave që nuk e kanë ndjekur formimin bazë përkatës për të ushtruar më pas veprimtari në fushën e biokimisë klinike, përfshirë shërbimet laboratorike diagnostikuese, do të nënkuptonte që përmes specializimit të arrihet një profil profesional që nuk është fituar përmes studimeve bazë dhe masterit.
Gjykata ka vlerësuar se një qasje e tillë mund të ndikojë në strukturën e tregut të punës dhe në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, duke pasur parasysh se farmacia dhe biokimia klinike nuk barazohen as nga legjislacioni përkatës dhe as nga sistemi shëndetësor.
Në aktgjykim, gjykata ka vlerësuar gjithashtu se Ministria e Shëndetësisë nuk ka dëshmuar, as gjatë procedurës gjyqësore dhe as gjatë hartimit dhe nxjerrjes së aktit nënligjor, se zgjerimi i kritereve për specializim në biokimi klinike ishte bërë për shkak të ndonjë nevoje të përcaktuar shëndetësore.

Sipas gjykatës, plotësimi i kërkesave të grupeve apo shoqatave të ndryshme profesionale nuk mund të prevalojë ndaj nevojave të sistemit shëndetësor dhe nuk mund të cenojë cilësinë e shërbimeve shëndetësore të kërkuara me ligj.
Gjykata Supreme ka konstatuar gjithashtu se udhëzimi administrativ nr. 02/2026, në pjesën që është objekt shqyrtimi, bie ndesh me nenin 5 të udhëzimit administrativ nr. 03/2013 për standardet e hartimit të akteve normative.
Sipas vlerësimit të gjykatës, në rastin konkret nuk është përcaktuar një problem i ri dhe as një veprim i justifikuar që do të kërkonte nxjerrjen e një udhëzimi të ri administrativ, pasi çështja e specializimit ishte tashmë e rregulluar me udhëzimin administrativ nr. 01/2023.

Gjykata ka theksuar se, në rast të paraqitjes së nevojës për ndryshimin ose plotësimin e dispozitave ekzistuese, kjo mund të bëhej përmes ndryshimit dhe plotësimit të aktit përkatës dhe jo përmes nxjerrjes së një udhëzimi të ri, siç është vepruar në rastin konkret.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: KRE-ja do të ruajë energjinë, investimi kap vlerën 236.7 milionë dollarë

Kurti: KRE-ja do të ruajë energjinë, investimi kap vlerën 236.7 milionë dollarë

Një muaj paraburgim për Gecin nën dyshimin për kanosjen e gazetarit Mehmetaj

Një muaj paraburgim për Gecin nën dyshimin për kanosjen e gazetarit Mehmetaj

Aleanca mblidhet të shtunën, Gjini shpalos platformën dhe strategjinë e këtij subjekti për zhvillimin e Kosovës

Aleanca mblidhet të shtunën, Gjini shpalos platformën dhe strategjinë e këtij subjekti për zhvillimin e Kosovës

AGK e sheh alarmuese vendimin e KPM-së për të licencuar Radio Policinë si radio shtetërore

AGK e sheh alarmuese vendimin e KPM-së për të licencuar Radio Policinë si radio shtetërore

Kurti e emëron Viktor Buzhalën zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Kurti e emëron Viktor Buzhalën zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Vergori: Optimizimi i KFOR-it nuk nënkupton tërheqje nga Kosova

Vergori: Optimizimi i KFOR-it nuk nënkupton tërheqje nga Kosova

Tahiri: Kuvendi duhet ta rishikojë ligjin për Dhomat e Specializuara, llogaridhënia është themel i demokracisë

Tahiri: Kuvendi duhet ta rishikojë ligjin për Dhomat e Specializuara, llogaridhënia është themel i demokracisë

Formohet grupi punues për Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Formohet grupi punues për Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Gazetari thotë se RTK e largoi nga puna për shkak të postimeve në Facebook

Gazetari thotë se RTK e largoi nga puna për shkak të postimeve në Facebook

Shiroka Pula: Synojmë anëtarësimin në NATO, KFOR-i të jetë mjet i drejtpërdrejtë sigurie

Shiroka Pula: Synojmë anëtarësimin në NATO, KFOR-i të jetë mjet i drejtpërdrejtë sigurie

Dosja e Prokurorisë: Zbulohen fjalët që Gani Geci ia tha Lirim Mehmetajt

Dosja e Prokurorisë: Zbulohen fjalët që Gani Geci ia tha Lirim Mehmetajt

Qeveria themelon grupin punues për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel, Konjufca në krye të tij

Qeveria themelon grupin punues për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel, Konjufca në krye të tij

Kërcënoi një qytetar me armë dhe rezistoi ndaj policisë, arrestohet personi i dyshuar në Fushë Kosovë

Kërcënoi një qytetar me armë dhe rezistoi ndaj policisë, arrestohet personi i dyshuar në Fushë Kosovë

Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

Gjilani mposht bindshëm Drenicën, fiton pas tri vitesh në shtëpi ndaj këtij kundërshtari

Gjilani mposht bindshëm Drenicën, fiton pas tri vitesh në shtëpi ndaj këtij kundërshtari

Shqipëria mbyll kapitullin e 4-t të negociatave me BE-në, Rama: Le ta tundim këtë shtëpi, ta bëjmë realitet

Shqipëria mbyll kapitullin e 4-t të negociatave me BE-në, Rama: Le ta tundim këtë shtëpi, ta bëjmë realitet