Shkarkohet drejtoresha e çerdhes në Kinë, kishte angazhuar striptizere për t’i argëtuar fëmijët dhe prindërit për vitin e ri shkollor (Video)

E publikuar: 05/09/2018 01:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lei Rong, drejtoresha e një çerdhe në qytetin kinez Shenzen, është pushuar nga puna pasi kishte organizuar një pritje skandaloze për fëmijët dhe prindërit e tyre me rastin e fillimit të vitit të ri në këtë çerdhe.

Rreth 500 fëmijë të moshës nga tri deri në pesë vjet si dhe prindërit e tyre ishin prezent në një sallë, ku i priti një striptizere që vallëzonte në shufër, transmeton Telegrafi.

Me take dhe gjysmë e zhveshur ajo vallëzonte pranë shufrës, derisa prindërit së bashku me fëmijët i mbuluan sytë nga turpi dhe e larguan nga salla në shenjë proteste.

“Nuk kam pasur qëllime të këqija… Striptizerja ishte paraparë të krijon atmosferë për ditën e parë në shkollë… Por tani e kam kuptuar që përzgjedhja ime nuk ka qenë e menduar mirë, dhe pendohem shumë për këtë”, ka deklaruar ish-drejtoresha e çerdhes.

Ajo ka shtuar se për fëmijët dhe prindërit e tyre kishte angazhuar edhe një bend që performonte muzikë jazz dhe trupën e baletit. Megjithatë, Lei Rong pas publikimit të kësaj video është shkarkuar. /Telegrafi/