Shërohen 91 pacientë nga koronavrusi në Kosovë

E publikuar: 01/11/2020 15:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë shëruar 91 pacientë nga koronavirusi, 337 raste të reja pozitive janë konfirmuar, ndërsa kanë ndodhur 7 vdekje.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 91 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.611 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.880”, njofton IKSHPK.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.318 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 337 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar shtatë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 20.179 raste nga 95.774 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 688 raste të vdekjes”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.