“Shembull i luftëtarit çlirimtar”, Kurti nderon heroin Bahri Fazliu

E publikuar: 07/05/2025 18:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe pranë varrit të heroit Bahri Fazliu në varrezat e dëshmorëve në lagjen Velania të Prishtinës, në përvjetorin e 27-të të rënies së tij.

Shkrimet, poezitë dhe veprimtaria e tij politike e kombëtare janë vlerësuar nga Kurti si një trashëgimi frymëzuese për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.

“Shembull i luftëtarit çlirimtar dhe i atdhedashurisë së pakusht,” u shpreh Kurti, duke nderuar veprën dhe sakrificën e Fazliut për liri dhe bashkim kombëtar.