Sheholli: Kam parë dhe video të ministres së re, kanë pamje të rënda

E publikuar: 22/12/2016 01:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njohësi i rrethanave tek partitë serbe në Kosovë, Fatmir Sheholli, në Ora e Fundit, ka thënë se Mirjana Jevtiq nuk po përfillet nga kryetarët e komunave me shumicë serbe.

Sipas Shehollit diçka e tillë nuk po bëhet vetëm për shkak të fotografive të saj të publikuara, ndonëse nuk janë të vetmet që një ministres i janë publikuar, njofton Klan Kosova.

”Sot kemi pasur një takim në Zveqan të të gjithë kryetarët e komunave me shumicë serbe, e të gjithë kryetarët kanë marr vendime që të mos ta përfillin këtë ministre, mos ta pranojnë në vizita”.

”Nuk besoj që është vetëm për fotografitë e publikuara, megjithëse nuk janë të vetme ka dhe video edhe më të trishtueshme në konceptin moral. Nuk kisha dasht të shihen ato video tek publiku. I kam pa videot, kanë përmbajtje të rënda”.

”Nëse dëshirojmë të kemi ministër të pushtetit lokal i cili do të angazhohet maksimalisht për atë që është i thirrur, unë i them Kryeministrit nga këtu që kjo ministre nuk mund t’i përmbush ato obligime”.

”Pa qenë serbët brenda në Kuvend dhe Qeveri, nuk mund të themelohet Asociacioni”.

”Në territorin ku serbët udhëheqëin me komuna të republikës së Kosovës me shumicë, Mirjana Jevtiq dhe këta të tjerët që kanë mbetur pa grup parlamentar, nuk mund të zbatohen planet dhe programet e Qeverisë së vendit”.

”Kryeministri i Kosovës e ka më leht me qeverisë me ata që mundet me bashkëpunu. Me Jabllanoviqin me Mirjana Jevtiqin dhe me ata deputetët e Vulinit nuk mund ta çoj asnjë hap përpara”.