Sheherzade kapet mat në bikini, dëshpëron me linjat trupore

E publikuar: 28/04/2018 11:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

34 vjeçarja Berguzar Korel njihet për bukurinë e saj natyrale.

Berguzar Korel e njohur për publikun shqipar me rolin e “Sheherzade” për vite ka mahnitur shikuesit e ekranit televiziv me bukurinë e saj.

Se kurrë nuk ka pasur probleme me mbipeshë e dëshmojnë veshjet e saj, në të cilat gjithnjë është shfaqur për mrekulli. Megjithatë në rroba banjo nuk mund të fshihet asgjë, andaj edhe fotografitë e shkrepura të aktores turke kanë dëshpëruar shumëkëd.
Berguzar Korel luajtur rolin e “Sheherzadja” në seialin “Njëmijë e një net” dhe pati thyer rekorde të shikueshmërisë, ky serial është xhiruar në vitin 2006.

Edhe që nga ai vit aktorja mbeti në zemrat e shumë njerëzve, dhe që në çdo paraqitje të saj ajo komentohet shumë.

Kujtojmë se Berguzar Korel është përfolur dhe për krizat e shumta në martesën e saj me aktorin e njohur, Sulltanin, përshkak të skenave të nxehta të tij me aktoren e njohur Merjem Uzerli, e cila në film luan rolin e gruas së Sulltanit, duke bërë kështu që ajo të shprehë haptazi xhelozinë e saj.

Në një intervistë Berguzar Korel tregoi rreth dashurisë së saj me Halitin:

“Haliti është dashuria e vërtetë e jetës sime. Këtë e kemi biseduar shpesh edhe me Halitin, më mirë që s’është bërë më herët. Unë kur e kam njohur në fillim Halitin, ai ka qenë 32 vjeç dhe ishte shumë më ndryshe. Unë isha 21-vjeçare. Sikur të kishte nisur lidhja atëherë, ndoshta Haliti nuk do të ishte bashkëshorti im. Ne u njohëm në serialin “Binbir Gece”, u dashuruam aty dhe u martuam”.

Tashmë Berguzar Korel dhe Halit Ergenç kanë afro 5 vite martesë ku kanë dhe një fëmijë të cilin e quajnë Ali.