Shefi i BE-së: E vlerësojmë miratimin e Vitisë për ofrimin e barnave për spitalet me shumicë serbe

E publikuar: 02/11/2023 13:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovës, Tomas Szunyog, ka bërë të ditur se e vlerëson veprimin e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, për aprovimin e furnizimit me barna të spitaleve dhe QKMF-ve për komunitetet me shumicë serbe.

“E vlerësojmë miratimin e shpejtë nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe ekipi i tij i kërkesës për ofrimin e barnave dhe furnizimeve mjekësore për spitalet dhe qendrat shëndetësore në zonat e komunitetit me shumicë serbe të Kosovës”.

“Shpresoj se do të dorëzohen shpejt”, ka shkruar Szunyog në X.