SHBA- Kubë, shtrëngim duarsh pas më shumë se 50 vjetësh

11.04.2015 17:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
SHBA- Kubë, shtrëngim duarsh pas më shumë se 50 vjetësh

Presidenti amerikan, Barack Obama, dhe ai kuban, Raul Castro, mbrëmjen e së premtes vonë, janë përshëndetur me shtrëngim duarsh në Samitin amerikan në Panama.

Në një fotografi shihen Obama dhe Castro duke biseduar në një grup të vogël të liderëve, në ceremoninë e hapjes së samitit në qytetin e Panamasë.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka konfirmuar se Obama dhe Castro janë përshëndetur me shtrëngim duarsh dhe kanë biseduar për një kohë të shkurtër.

“Ky ishte një takim joformal dhe aty nuk kishte ndonjë fjalë të rëndësishme ndërmjet dy liderëve”, tha ky zyrtar.

Duke folur në Samitin amerikan në qytetin e Panamasë, presidenti amerikan, është shprehur edhe për raportet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kubës.

“Derisa Shtetet e Bashkuara e fillojnë një kaptinë të re në raportet tona me Kubën, ne shpresojmë se kjo do të krijojë një ambient, i cili e përmirëson jetën e popullit kuban”.

“Kjo, jo për arsye se ishte imponuar nga ne, pra nga Shtetet e Bashkuara, por nëpërmjet të talentit, mençurisë, aspiratave dhe bisedimeve në mesin e kubanëve, nga të gjitha aspektet e jetës. Pra, ata mund të vendosin se cili është kursi më i mirë për prosperitet”, tha Barack Obama, duke shtuar se:

“Ne kemi respekt për dallimet ndërmjet dy vendeve tona. Ditët, në të cilat agjenda jonë në këtë hemisferë shpeshherë supozohej se mund të ndërhynte e pandëshkuar, pra këto ditë janë e kaluar”.

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, Barack Obama dhe Raul Castro, i patën shpallur planet për ripërtëritjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve.

Njëherësh, sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, është takuar me ministrin e Jashtëm kuban, Bruno Rodriguez, në një takim të mbyllur në Qytetin e Panamasë, që ishte takimi i parë ndërmjet dy diplomatëve më të lartë të dy vendeve prej vitit 1958.

Një zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit tha se ky ishte një “diskutim i gjatë dhe shumë konstruktiv” dhe se është bërë progres.

Presidenti i Kolumbisë, Jaun Manuel Santos, e lavdëroi shtytjen e Obamës për t’i përmirësuar raportet me Kubën, duke thënë se kjo do të ndihmojë për ta shëruar “plagën”.

Por, disidenti kuban, Guillermo Farinas, theksoi se grupet civile në Kubë ishin lënë anash nga bisedimet dhe i kanë bërë thirrje presidentit Obama, që ta mbështesë kërkesën e tyre për më tepër demokraci.

 “Qeveria e Kiubës nuk po tregon vullnet të mirë… ata nuk dëshirojnë të bëjnë asnjë lloj të koncesionit”, i tha Farinas agjencisë Reuters.

Presidenti Obama duket se është afër që Kubën e udhëhequr nga komunistët, ta largoj nga lista e Shteteve të Bashkuara të vendeve për të cilat thuhet se e sponsorizojnë terrorizmin.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka rekomanduar që Kuba të largohet nga lista terroriste, njoftoi një ndihmës në Komitetin për Marrëdhënie të Jashtme në Senatin amerikan.

Përfshirja e Kubës në këtë listë, në mënyrë automatike e sjell një varg të sanksioneve amerikane dhe Kuba po insiston që të largohet nga kjo listë, si kusht për ripërtëritjen e lidhjeve diplomatike.

Duke mos i marrë parasysh disa takime joformale, liderët amerikanë dhe ata kubanë nuk kanë pasur ndonjë takim të rëndësishëm prej vitit 1959, kur Fidel Castro, vëllai i presidentit Raul Castro, dhe ish-lider shumëvjeçar i Kubës, e pati përmbysur diktatorin Fulgencio Batista, që mbështetej nga Shtetet e Bashkuara.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Trump: Nuk do ta sulmojmë Iranin para zgjedhjeve të 3 nëntorit, po zhvillojmë bisedime produktive me Teheranin

Trump: Nuk do ta sulmojmë Iranin para zgjedhjeve të 3 nëntorit, po zhvillojmë bisedime produktive me Teheranin

Shiroka Pula ia shpreh Kurtit gatishmërinë për bashkëpunim në shërbim të interesave të Kosovës

Shiroka Pula ia shpreh Kurtit gatishmërinë për bashkëpunim në shërbim të interesave të Kosovës

Rama uron presidenten: Person që bashkon komunitetin

Rama uron presidenten: Person që bashkon komunitetin

Gjykimi për krime lufte në fshatrat e Gjilanit, dëshmitari: Paramilitarët, me gjakun tim më vizatuan në trup simbolet serbe

Gjykimi për krime lufte në fshatrat e Gjilanit, dëshmitari: Paramilitarët, me gjakun tim më vizatuan në trup simbolet serbe

Çfarë ndryshon me Ligjin për Specialen?

Çfarë ndryshon me Ligjin për Specialen?

Haxhiu: E nderuar që shërbeva, presidentja e re e merr detyrën në momentin ku kërkohet maturi politike

Haxhiu: E nderuar që shërbeva, presidentja e re e merr detyrën në momentin ku kërkohet maturi politike

Gjykata Speciale: Kosova s’na konsultoi për ndryshimet e Ligjit – Të fokusuar në përmbushjen e mandatit

Gjykata Speciale: Kosova s’na konsultoi për ndryshimet e Ligjit – Të fokusuar në përmbushjen e mandatit

Çitaku: Mbrëmë Kuvendi nderoi UÇK-në, vetetven e shtetin

Çitaku: Mbrëmë Kuvendi nderoi UÇK-në, vetetven e shtetin

Hamza pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Është mirë që vendi do të ketë stabilitet politik e institucional

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik