Shaqiri në 360 gradë: Historia ime, një një përrallë

07.03.2015 15:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Shaqiri në 360 gradë: Historia ime, një një përrallë

Gjithmonë i qeshur dhe energjik, 23-vjecari shpreh optimizëm te skuadra e Roberto Mancinit.

Që kur ka mbërritur tek Interi nga radhët e Bayernit të Mynihut, Xherdan Shaqiri është shndërruar personazhi kryesor në kampin zikaltër. Gjithmonë i qeshur dhe energjik, 23-vjecari shpreh optimizëm te skuadra e Roberto Mancinit. Në një intervistë të gjatë për mediat italiane, Shaqiri kujtoi se historia e tij i ngjan një përralle.

“Kur mendon se gjithcka ka nisur nga një qytet i vogël në Kosovë, historia ime është vërtet një përrallë. Kam arritur suksese në cdo skuadër ku kam luajtur dhe me të nëjtën dëshirë kam ardhur tek Interi. Pra është e vërtetë që jeta ime duket si përrallë, është një histori e vërtetë, e buku dhe tërheqëse.”

Futbollisti i lindur në Gjilan, shpjegon më pas se ka një lidhje të vecantë me nënën e tij.

“Në fund të cdo ndeshjeje, nëse ajo nuk ka ardhur për të më ndjekur, e telefonoj, përndryshe mërzitet shumë. Prindërit më tregojnë gjithmonë se kur kam qenë i vogël isha shumë i prapë. Gjatë udhëtimeve me avion gjithomë ngacmoja pasagjerët që ishin të ulur përpara. Ndonjëherë një shaka të tillë e bëj edhe tani me shokët e skuadrës.”

Arsyet e largimit nga kampionët e Gjermanisë tashmë nuk janë më një sekret. Në këtë moshe të re, Shaqiri kërkonte më shumë minuta në dispozicion.

“Me moshën që kam dëshiroja të luaja sa më shumë, por fatkeqësisht kjo nuk po më ndodhte te Bayerni. Mancini më shpjegoi se do të kisha shumë hapësira, dhe se isha pjesë e një projekti për ta kthyer në Interit në kohët e lavdisë dhe ja ku jam këtu.”

Por deri ku mund të shkojë Interi sipas Shaqirit në këtë sezon?

“Në këtë pikë të sezonit mund të synojmë vetëm pjesëmarrjen në Europa League. Nuk është aspak e lehtë sepse ka shumë konkurrencë”.

Në fund, sqarim i 23-vjecarit rreth mundësisë për të përfqësuar Kosovën nëse pranohet në FIFA.

“Ndoshta në të ardhmen mund të luaj për Kosovën, por momentalisht një diskutim i tillë nuk ka vlerë, sepse ende nuk është marrë një vendim për ta njohur Kosovën në UEFA dhe FIFA. Unë ndihem shumë mirë në përfaqësuesen e Zvicrës, pasi kemi bërë gjëra të mëdha.”/supersport.al/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’