Sergio Ramos për herë të parë në karrierë e përfundon vitin pa karton të kuq

E publikuar: 31/12/2018 09:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sergio Ramos llogaritet si mbrojtësi më i mirë në botë gjatë këtyre viteve të fundit.

Spanjolli ka arritur një suksesshëm të jashtëzakonshëm në aspektin personal në futboll, të cilin nuk e kishte arritur më parë sa ishte lojtar i Real Madridit.

Si futbollist i klubit më të mirë në botë për herë të parë në karrierë po e përfundon vitin kalendarik pa e marrë një karton të kuq.

Në karrierën gjashtëmbëdhjetëvjeçare, lojtari mori të paktën një karton të kuq, por në vitin 2018, gjyqtari nuk e dërgoi atë kurrë në dhomën e zhveshjes.

Ai njihet si një nga lojtarët më të “ndyrë” në futboll dhe ky informacion ka befasuar të gjithë fansat e futbollit.

Ramos ka përfunduar edhe një tjetër sezon të suksesshëm me klubin, duke arritur të fitojë Ligën e Kampionëve dhe kampionatin botëror të klubeve.

Ndryshe, 32-vjeçari në të kaluarën ka luajtur edhe për skuadrën e Sevillës, aty ku i mori hapat e para si futbollist. /Telegrafi/