Një banor serb i fshatit të Kremenatë të Kamenicës, i ka ofruar mbështetje kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj, nëse ky i fundit i ndalë vjedhjet të cilat sipas tij po ndodhin në këtë fshat.
Ai tha se ndjehen të lirë në vendin e tyre, por se vjedhjet në fshatin Kremenatë, i cili ndodhet afër kufirit me shtetin serb, janë shumë të zakonshme si për serbët ashtu edhe për shqiptarët.
Ai vlerësoi vizitën e Haradinajt në këtë pjesë si shumë të guximshme.
“Ti qenke trim ne jemi të lirë këtu… Në Kamenicë nuk isha ardhë por erdha për ju… Kemi problem me vjedhje vidhet gjithçka edhe neve edhe shpatarëve… Nëse na siguron këtë që nuk ka vjedhje keni votën time”, u shpreh ai.
Haradinaj ka qëndruar në Kamenicë gjatë ditës së sotme ku ka bërë edhe prezantimin e kandidatit të AAK-së për kryetar të kësaj komune, Faton Jakupi.