Bota & Rajoni

Serbi: Efektet e masave anti-migracion

31.07.2016 14:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Serbi: Efektet e masave anti-migracion

Pas bisedës me përfaqësuesit e Komisariatit për refugjatë, migrantët kanë vendosur që të ndërpresin grevën gjashtë ditëshe të urisë në vendkalimin kufitar në Horgosh, i është thënë Radios Evropa e Lirë.

Ata vendosën që të shkojnë në qendrat për refugjatë, ku do të marrin ushqim dhe do të regjistrohen, ose më mirë, të kërkojnë azil.

Meqë janë nga Afganistani, ata thonë se nuk kanë status të njëjtë si refugjatët nga Siria e Iraku dhe prandaj nuk presin të marrin azil në Serbi.

Forcat e përbashkëta ushtarake e policore të Serbisë, që nga 22 korriku, janë vendosur përgjatë kufirit me Bullgarinë dhe Maqedoninë dhe pritet që këto masa të parandalojnë kalimin ilegal të kufirit drejt vendeve fqinje dhe si kontrabandimin e migrantëve dhe refugjatëve.

Mbetet e hapur çështja nëse autoritetet në Serbi do të zgjidhin problemin e migrantëve që refuzojnë të legalizojnë qëndrimin e tyre në Serbi dhe nuk munden të shkojnë më tutje drejt Hungarisë.

Efekti i masave të shtuara ushtarako-policore në kufi nuk mund të kuantifikohet, sepse ato sapo kanë filluar të zbatohen, dhe duhet pritur së paku një muaj për të parë rezultatet e para, thotë për Radion Evropa e Lirë Vladimir Cuciq, që udhëheqë me Komisariatin e Republikës së Serbisë për refugjatë dhe migrantë.

Megjithatë, ai thekson se me rëndësi është që me këtë mbikëqyrje të shtuar të dërgohet porosia e dyfishtë:

“Kur ngrisni dronin, kur keni kamera dhe kur keni më shumë patrullim me makina, e disa fluturime me helikopterë, këtë kontroll mund ta bëni në brezin kufitar, por edhe në thellësi. Me rëndësi është se me këtë përcillet porosia tek kontrabanduesi, që ishte më se e nevojshme, por njëkohësisht i është dërguar porosi edhe refugjatëve dhe migrantëve të cilëve deri tani u është dhënë shpresë e rrejshme se do të mund të kalojnë.”

“Nuk do të kalojnë, sepse pikërisht vendet që ata i shohin si destinim të fundit nuk duan t’i pranojnë. Kjo është diçka që njerëzve duhet thënë troç, sepse janë manipuluar nga shumë veta se do t’i pranojnë duar hapur sa t’i kalojnë këto pak pengesa, t’ju japin kontrabanduesve ato pak para që kanë dhe do ta kenë shumë mirë”, thotë Cuciq.

Mandatari për qeverinë e re të Serbisë, Aleskandar Vuçiq, para dhjetë ditësh, duke i arsyetuar masat e reja të sigurisë në kufi, ka thënë se të gjithë ata që vijnë nga Afganistani dhe Pakistani, nuk kanë asnjë gjasë që të pranohen në BE, ndërkohë që përmes Serbisë kanë arritur deri tek kufijtë e saj.

Mungesa e një zgjidhjeje të përbashkët nga BE-ja është problem thelbësor i krizës me migrantë, tha para disa ditësh ministri teknik serb, Aleksandar Vulin, duke shtuar se Serbia nuk mund të vuajë pasojat se Bashkimi Evropian nuk mund ta gjejë këtë zgjidhje.

Vetëm në disa muaj të parë të këtij viti në Serbi janë zbuluar më shumë se 100 mijë migrantë ilegalë.

Ekipet ushtarako-policore në kufi nuk do të thonë se kufiri për refugjatët është i mbyllur hermetikisht. Edhe më tutje njerëzit hyjnë, por në një numër më të vogël, thotë Sonja Toshkoviq nga Qendra e Beogradit për të drejtat e njeriut.

Kjo gjë, thotë ajo, nuk është për shkak të mbikëqyrjes së fortë të kufirit, por për shkak të marrëveshjes që BE-ja ka lidhur me Turqinë.

Në ndërkohë, refugjatët në Horgosh kanë bërë grevë urie për gjashtë ditë, duke i bërë thirrje Hungarisë që ta hap kufirin.

Sonja Boshkoviq thotë se ata me këtë nuk i dërguan porosi Serbisë, sepse ajo këtë problem nuk mund ta zgjidh.

“Ata janë njerëz që nuk kërkojnë këtu mbrojtje ndërkombëtare, në fakt azil. Atë që Serbia mund ta bëjë për ta në këtë moment është t’u ofrojë ndihmë urgjente shëndetësore dhe t’i strehojë në qendrat strehuese. Problemi, ndërkaq, është se shumica prej tyre nuk duan të shkojnë në këto qendra, nuk duan të largohen nga kufiri, sepse duan të hyjnë në territorin e Hungarisë, më saktë në atë të Bashkimit Evropian, kurse për këtë askush nuk mund të ndikojë prej këtu”, thotë Boshkoviq.

Zyrtarët policorë të shteteve të Ballkanit që në shkurt kanë arritur një marrëveshje se do të respektojnë kufirin prej 580 migrantë gjatë ditës, që do t’u mundësohet transiti drejt vendeve të BE-së. (REL)

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Emrat e rinj të rrugëve në veri, OVL-UÇK: Kundërshtojmë nderimin e figurave politike serbe

Emrat e rinj të rrugëve në veri, OVL-UÇK: Kundërshtojmë nderimin e figurave politike serbe

Rama: SPAK-u verifikoi pronësinë e investitorëve të huaj mbi tokën në Zvërnec

Rama: SPAK-u verifikoi pronësinë e investitorëve të huaj mbi tokën në Zvërnec

Hovenier: Pozita e Kosovës në SHBA ka pësuar një goditje të vërtetë

Hovenier: Pozita e Kosovës në SHBA ka pësuar një goditje të vërtetë

Djali i Afrim Bunjakut bashkohet me 298 kadetë në aksionin human për dhurim gjaku

Djali i Afrim Bunjakut bashkohet me 298 kadetë në aksionin human për dhurim gjaku

Haxhiu nga Vushtrria: Lëvizja Vetëvendosje është e vetmja forcë politike që i kthen zotimet në realitet

Haxhiu nga Vushtrria: Lëvizja Vetëvendosje është e vetmja forcë politike që i kthen zotimet në realitet

Çitaku takon Costan: Kosova duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në partneritet të ngushtë me aleatët evropianë

Çitaku takon Costan: Kosova duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në partneritet të ngushtë me aleatët evropianë

Kolegji AAB hap konkursin për regjistrimin e studentëve për vitin e ri akademik 𝟐𝟎𝟐𝟔/𝟐𝟕

Kolegji AAB hap konkursin për regjistrimin e studentëve për vitin e ri akademik 𝟐𝟎𝟐𝟔/𝟐𝟕

U kërcënua me pushkatim, reagon kryetari i OVL të UÇK-së: Në trup, ende kam plagë lirie

U kërcënua me pushkatim, reagon kryetari i OVL të UÇK-së: Në trup, ende kam plagë lirie

Kurti në takim me Costan: Kosova e gatshme për statusin e vendit kandidat në BE

Kurti në takim me Costan: Kosova e gatshme për statusin e vendit kandidat në BE

Trump thotë se Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore

Trump thotë se Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore

Sali Berisha flet për Zvernecin: Mbështesim investimin e huaj, Sazanin e kam ofruar unë dhe Nano

Sali Berisha flet për Zvernecin: Mbështesim investimin e huaj, Sazanin e kam ofruar unë dhe Nano

Rasti “Subvencionet”, mbrojtja kërkon përjashtimin e kryetares së trupit gjykues

Rasti “Subvencionet”, mbrojtja kërkon përjashtimin e kryetares së trupit gjykues

Rruga evropiane e Kosovës, temë diskutimi mes Haxhiut e Costas

Rruga evropiane e Kosovës, temë diskutimi mes Haxhiut e Costas

“Për çfarë na duhen resortet luksoze?”, Rama: Të rinjtë mund të pyesin ChatGPT çfarë sjellin në ekonomi

“Për çfarë na duhen resortet luksoze?”, Rama: Të rinjtë mund të pyesin ChatGPT çfarë sjellin në ekonomi

Costa nga Prishtina: Kosova ka nevojë për institucione të forta, të qëndrueshme dhe funksionale

Costa nga Prishtina: Kosova ka nevojë për institucione të forta, të qëndrueshme dhe funksionale

Lushtaku i reagon Sveçlës: Si dezertor i luftës që je, nuk mund të flasësh për burrëri

Lushtaku i reagon Sveçlës: Si dezertor i luftës që je, nuk mund të flasësh për burrëri