Serbët “Civilna Zashtita”-s, shkelin Marrëveshjen e Brukselit: Rrëmbëjnë kompetencat Policisë (foto)

04.09.2015 00:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Pas Marrëveshjes së Brukselit, prej së cilës lindi Asocacioni serb, ose “Zajednica” siç e quan VV me gjuhë cinike, vjen lajmi i shkeljes më dy këmbë të një prej pikave të saj ku bëhet fjalë për “Civilna Zashtita”-an, në shqip Mbrojtjen Civile serbe.

Një natë më parë, ky grupim me target institucional ia morri haptazi kompetencat Policisë së Kosovës, duke bërë “rojen” e një koncerti serbësh në veri të Mitrovicës. Dhe nuk ka si ndodh ndryshe.

Është e vërtetë se këto ditë, në veri të Mitrovicës dhe Kosovës, ka filluar zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit sa i përket  integrimin të pjesëtarëve të të ashtuquajturës ‘Civilna Zashtita’ (Mbrojtja Civile serbe).

Më 1 shtator, ditën kur kanë filluar mësimin nxënësit serbë në veri, po atë ditë edhe 83 pjesëtarë të së ashtuquajturës ‘Mbrojtje Civile serbe, pas përfundimit të trajnimit disajavor në Shkollën për Siguri Publike në Vushtrri, kanë filluar punë.IMG_1071

Një burim i portalit tesheshi.com informon se pjesëtarët e “Civilna Zashtita”-s, 83 sosh, janë shpërndarë si të punësuar në: Agjensinë e Menaxhimit të Emergjencave, që tani është formuar në 4 komunat veriore; në doganat e Kosovës si doganierë në dy pikat në Veri; si dhe në burgun e pjesës veriore të Mitrovicës si gardianë”.

Po ky burim informon se 75 pjesëtarë të tjerër të “Civilna Zashtita”-s nga veriu i Kosovës, nuk kanë mundur të kalojnë verifikimin që iu është bërë për shkak të përfshirjes direkt të tyre në aktivitete të rënda kriminale.

Ama në terren, në veri të Mitrovicës dhe Kosovës, deri më tani nuk ka ndërruar asgjë, saktëson burimi.  Së paku, shtoi ai, sa i përket lëvizjes së lirë të qytetarëve, ku edhe pse vite më parë pjesëtarë e MUP-it serb janë inkuadruar në policinë e Kosovës, situata e sigurisë në atë pjesë nuk është përmirësuar.

Dhe se asgjë në veri nuk ka ndryshuar, jo vetëm në shtimin e sigurisë së lëvizjes së lirë, por dhe në “pabesinë serbe” për të respektuar shtetin së cilit i përkasin e sigurisht marrëveshjet që nënshkruajnë, flet fakti se të mërkurën në orët e mbrëmjes në veri të Mitrovicës është mbajtur një koncert, ndërsa sigurinë e këtij koncerti e kanë bërë pjesëtarët e “Civilna Zashtita”-s, e jo policia e Kosovës, siç duhej në bazë të marrëveshjes, ende të freskët të Brukselit.

Portali tesheshi.com, ka siguruar disa fotografi të cilat dëshmojnë se pjesëtarë pra të “Mbrojtjes Civile serbe”, kanë marrë rolin e punës që nuk iu takon dhe me këtë kanë shkelur me dy këmbët Marrëveshjen e Brukselit, pasi që prej nënshkrimit të marrëveshjes ata nuk kanë të drejtë që të dalin me uniformën e tyre dhe të marrin pjesë në aktivitete të sigurisë.11990383_724082847719863_7353461444675352582_n

Portali tesheshi.com ka tentuar që të marrë ndonjë prononcim nga Institucionet e Kosovës lidhur me inkuadrimin e këtyre pjesëtarëve në Institucionet e Kosovës, por askush nuk ka qenë në gjendje të flasë për këtë.

Zyrtarë e Institucioneve janë arsyetuar se ky është problem i qeverisë së Kosovës, pra i Edita Tahirit dhe vetëm ajo është përgjegjëse për të dhënë prononcime rreth këtyre pjesëtarëve që tani janë inkuadruar në Institucionet e Kosovës. /tesheshi.com

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare