Selim Pacolli prezanton sot programin e tij për Prishtinën

E publikuar: 03/10/2017 12:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për Kryetar të Komunës së Prishtinës nga Aleanca Kosova e Re, Selim Pacolli, sot do ta shpalos programin e tij politik për Prishtinën para qytetarëve.

Ky takim do të mbahet në ora 18:00 në Sallën e Kuqe – Pallati i Rinisë.

Në programin e tij politik zt.Pacolli parasheh ndryshime konkrete për një Prishtinë të re dhe synimi i tij kryesor është që ta kthej Prishtinën te qytetarët e saj, trasnmeton infosot.

Gjatë këtij takimi ai do ta shpalos në pika më të gjera të gjithë programin e tij politik për Prishtinën, me një program afatgjatë qeverisës.

Slogani i zt. Selim Pacolli është: Politikanët vetëm flasin, një menaxher vepron.