Selim Pacolli: Parshihen autobusë dhe trena ekonologjik

E publikuar: 07/10/2017 14:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në lidhje me zgjidhjen e problemit të sigurisë dhe ngarkesës në trafik, kandidati i Aleancës Kosova e Re ka ardhë më një program konkret të futjes në funksion të autobusëve dhe trenit ekologjik.
Selim Pacolli po ashtu tha se ai në mandatin e tij parasheh edhe futjen në funksion të një sistemi intelegjent të menaxhimit të trafikut dhe shtrirjen e sinjalizmit veritkal dhe horizontal.

Të gjitha këto masa sipas Pacollit do të kombinohen edhe me thellimin e bashkëpunimit me institucionet e sigurisë, në mënyrë që fëmijet të jenë të sigurtë pranë shkollave.
Pacolli konfirmoi që në programin e tij parashihet edhe ndërtimi i nënkalimeve dhe mbikalimeve pranë shkollave ku rreziku që po hasin fëmijet është i një niveli shqetësues.