Lajmet

Sejdiu deklarohet për demarkacionin

05.08.2016 12:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Sejdiu deklarohet për demarkacionin

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu është deklaruar lidhur më çështjen e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Ai në një postim në Facebook, ka përmendur disa fakte për këtë çështje gjatë bisedimeve kur ai ishte president.

Sejdiu ka thënë se gjatë viteve 2006-2010, kohë kjo kur janë zhvilluar bisedimet, në asnjë rast nuk është kërkuar ndonjë hartë e Kosovës.

“Në asnjë rast nuk është kërkuar ndonjë hartë e Kosovës dhe as që është ngritur ky problem, që do nënkuptuar se as që ka pasur nevojë, pasi kjo hapësirë dhe kufijtë në këtë pjesë të vendit, nuk janë konsideruar të jenë kontestues”

“Dihet botërisht se nuk ka pasur harta të tjera nga ato qe kanë përshkruar kufijtë e Kosovës, të cilët kanë qenë të sanksionuar edhe me Kushtetutën e vendi”, ka shkruar Sejdiu, përcjell lajmi.net.

Ai po ashtu ka folur edhe për krijimin e komunave të reja të cilat janë kërkuar nga Ahtisari, po që sipas Sejdiut këto komuna nuk lidhe me hapësirën dhe brezin kufitar me Malin e Zi.

Postimi i plotë i Sejdiut:

Tema e demarkacionit e kufirit me Malin e Zi, me peshën dhe ndjesinë e vet, ka rritur në shkallë të lartë shqetësimin e qytetarëve të Kosovës. Këtë e dëshmoi edhe debati i mbajtur në Prishtinë më 3 gusht, lidhur më këtë temë, përkundër faktit se ishte jo pak i vonuar. Në të u paraqiten për opinionin publik elemente dhe fakte të reja, për të cilat institucionet e vendit do duhet të kishin vëmendje dhe kujdes duke i trajtuar në mënyre serioze, pa u nxituar dhe pa kapërcyer hapësirën e e përgjegjësisë që kanë për të marrë vendime bazuar në dokumentat kryesorë shtetërorë të Kosovës dhe në dobi të qytetarëve të saj.

Pos tjerash, gjatë debatit është përmendur Pakoja e Ahtisaarit dhe referenca e saj për këtë çështje, duke iu referuar kufinjëve të Kosovës deri në fund të vitit 1988. Kjo nënkupton, pa asnjë dilemë, pacenueshmërinë e kufinjëve të Kosovës, të cilët brenda territorit të saj përfshijnë pikat kyçe për të cilat është ngritur debati.

Si President i vendit në vitet 2006- 2010, periudhë kohore kjo kur edhe janë zhvilluar bisedimet, gjatë të cilit proces në asnjë rast nuk është kërkuar ndonjë hartë e Kosovës dhe as që është ngritur ky problem, që do nënkuptuar se as që ka pasur nevojë, pasi kjo hapësirë dhe kufinjtë në këtë pjesë të vendit, nuk janë konsideruar të jenë kontestues.

Dihet botëisht se nuk ka pasur harta të tjera nga ato qe kanë përshkruar kufinjtë e Kosovës, të cilët kanë qenë të sanksionuar edhe me Kushtetutën e vendit.

Nga Ekipi i Ahtisaarit, e di se janë kërkuar kufinjtë e komunave të Kosoves, në pjesë të hapësirave, në të cilat janë formuar komunat e reja me shumicë serbe.

Këto komuna të reja të formuara më vonë nuk lidhen me hapësirat dhe brezin kufitar me Malin e Zi, për të cilin po bisedohet.

Janë momente tepër jetike për shtetin dhe shoqërinë tonë që kjo çështje të trajtohet dhe zgjidhet me urti, duke u mbeshtetur në faktet e qëndueshme, shumë prej të cilave qytetarët e Kosovës kishin rastin t’i shohin gjatë debatit që u zhvillua më 3 gusht në Prishtinë.

Karshi kësaj, gjuajtja e mbrëmshme e ndërtesës së Kuvendit të Republikës, është absolutisht e paparanueshme dhe e pajustifikueshme. Është tepër me urgjencë që organet e hetuesisë sa më parë të gjejnë akterët e këtij veprimi kriminal dhe të tillët të vëhen para drejtësisë.

Është në përgjegjësinë i institucioneve të vendit dhe gjithë spektrit politik të tij – pozitë dhe opozitë të angazhohen për ç’tensionimin e kësaj situate në të cilën gjendet vendi dhe po kështu të ulen me përkushtim për të trajtuar problemet që i ka vendi.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje