Seanca e raportimit të Kurtit për Asociacionin, AAK shpërndan lule të kuqe për VV-në

E publikuar: 03/11/2023 12:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri bashkë me deputetin Pal Lekaj kanë hyrë në sallën e Kuvendit të Kosovës me disa lule të kuqe të cilët i kanë shpërndarë për deputetët e ministrat e Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputeti Pal Lekaj është parë teksa ia dërgon një edhe shefes së GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Ky aksion simbolik i AAK-së erdhi pak para fillimit të raportimit të Kurtit për dialogun dhe Asociacionin./Express/