Rreth 200 biznese kosovare trajnohen për investime në energji të ripërtërishme

E publikuar: 12/07/2022 18:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Me qindra biznese, gjithandej Kosovës, kanë shfaqur interesim për investime në energji diellore dhe efiçiencë të energjisë, duke u bërë kështu pjesë e trajnimeve dhe asistencës teknike të mundësuar nga projekti GROW (Green Recovery and Opportunity Window).

Asistenca teknike përmes GROW përfshin ndihmën për përgatitjen e aplikacioneve të bizneseve për të përftuar financim të investimeve përmes kredive në bankat komerciale. Përveç trajnimeve dhe asistencës së personalizuar, bizneset mund t’i ndjekin procedurat dhe dokumentacionet e duhura për t’u bërë vet-prodhues të energjisë, apo për investime tjera dedikuar kursimit të energjisë elektrike.

Banka TEB, Banka për Biznes (BPB), Oda Amerikane, Unioni i Turizmit të Kosovës, Oda e Afarizmit të Kosovës dhe Shoqata e përpunuesve të Drurit janë bashkëpunëtorët pionerë të projektit GROW me të cilët u organizuan trajnime anembanë Kosovës.

“Kemi gjetur gjuhë të përbashkët si me bankat ashtu edhe me shoqatat e biznesit sepse synimi është i njejtë: të ndihmohen bizneset në rrugën drejt pavarësimit të tyre nga tregu i energjisë. Në këtë proces, institucionet financiare duhet të jenë të gatshme për të luajtur rolin e tyre në njohjen dhe ofrimin e instrumenteve financiare të nevojshme. Investimi në energji diellore është diçka e pashmangshme dhe jemi shumë krenarë që ky projekt është përkrahur nga bizneset duke treguar gatishmëri për investim.” – tha Burim Hashani, drejtor i energjisë në Fondacionin e Mijëvjecarit e Kosovës (MFK).

Përveç trajnimeve me punëtori, konsulentët poashtu ofrojnë asistencë teknike të personalizuar për bizneset. Ata i shqyrtojnë potencialet dhe nevojat e bizneseve duke i udhëzuar rreth mundësive për financim të investimit të tyre.

“Nga përvoja ime me bizneset, për ta është me rëndësi që mos të preket rrjedha e parasë. Modeli financiar që ne kemi dizajnuar mundëson që kësti i kredisë për investime në panele diellore të jetë i përafërt me shumën e faturës së energjisë. Në këtë mënyrë, biznesi ndërron vetëm destinacionin e pagesës dhe pas përafërsisht 6 viteve është i pavarur”, sqaron Arian Lila, eksperti financiar i projektit GROW.

GROW është projekt i dizajnuar dhe financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) dhe Fondacioni i Milleniumit i Kosovës (MFK). Përveç asistencës teknike, para dy javësh u promovua edhe dritarja e garancioneve bankare e ofruar nga partneri kryesor institucional në këtë projekt, Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK). Projekti GROW implementohet nga kompania konsulente e fuqishme amerikane Tetra Tech si dhe Crimson Capital, kurse përkrahet nga agjencia e komunikimit në Kosovë, Republika Marketing Communications

Bizneset mund të aplikojnë për trajnime dhe asistencë teknike falas përmes