Rreth 150 udhëtarë kanë mbetur në Aeroportin e Prishtinës, nuk kanë informacione kur niset aeroplani për Gjermani

E publikuar: 31/07/2021 10:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rreth 150 udhëtarë nuk kanë asnjë informacion se kur do të niset për Gjermani aeroplani i tyre i linjës Prishtinë –Shtutgart.

Disa udhëtarë kanë treguar për lajmi.net se janë duke pritur që disa orë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

“Kemi ardhur dy orë para kohë, që në 5 të mëngjesit, pasi aeroplani për Shtutgart është dashur të niset në orën 7. Askush nuk tregon asgjë se kur do të niset. Nuk ka asnjë informacion për këtë ligje që të paktën 15 orë. Janë rreth 150 pasagjer që janë shtrirë në ulëset e aeroportit”, ka treguar një pasagjer për lajmi.net, i cili ka dërguare dhe pamje.